Ngjarje e vërtetë: Diktatori në shtëpinë tonë (2)

  • E.K /
  • 05 maj 2021 - 15:49
Ngjarje e vërtetë: Diktatori në shtëpinë tonë (2)

Gjithmonë ia kisha lakmi asaj gruaje, e cila me kaq shumë durim po kujdesej për nënën dhe po kalonte sipër të gjitha atyre provokimeve. Sikur atëherë për shembull, kur nëna e kishte akuzuar për vjedhje. - Më ka vjedhur! Mi ka vjedhur të hollat nga portofoli - por bërtiste ajo rreth dy vite më parë, duke bërë me gisht nga ajo. Fytyra e gruas së mjerë vetëm po i ndryshonte ngjyrat, nga turpi. - Jo, më besoni, nuk e kam bërë këtë unë… - po provonte që të mbrohej, por nëna ishte e bindur se ajo e kishte bërë. - Përse të besojmë ne ty! Punët ishin shumë të qarta! Unë kam pasur disa të holla në një vend të caktuar,tashmë më nuk i kam. Kush ka mundur të mi merrte pos teje, askush, apo ndoshta ndonjë fantazmë? - Nënë, shiko - thashë duke e ngritur portofolin në ajër. Të hollat e tua i kam unë. 

Kush ma ka bërë këtë? Kush ka dashur që t'i fshihte të hollat e mija prej meje? Vegimi dhe unë kemi shkëmbyer shikime të pafuqishme me Lulen dhe që atëherë kisha frikë se edhe për sa kohë ajo grua do të ketë nerva. Si u tregua puna në fund, durimi i Lules ishte më e qëndrueshme se sa financat tona. Madje ishte aq e dashur sa që me asnjë gjest nuk kishte treguar ndonjë lehtësim pse nëna po shkon. - Ju dëshiroj fat dhe lumturi - tha e pikëlluar gjatë largimit. Ajo e dinte më së miri se sa për shumë fat dhe lumturi kishim nevojë. Porsa kam ardhur në shtëpi, nëna kishte filluar të debatojë. -Çfarë? Unë këtu do të fle? Çfarë dhome është kjo me dritare kaq të vogël? Po e shikoja se si Vegimi po provonte ta rregullonte situatën, kështu që e kam ndërprerë.

Kjo është vetëm dhoma e gjumit nënë, për të fjetur edhe nuk ke nevojë për dritare aq të madhe. Në dhomën e ditës ka më shumë dritë, e atje shumicën e kohës do ta kalosh. - Unë kohën time do ta kaloj ku të duash! Askush mua nuk guxon të më flasë se çfarë të bëj. Mos mendoni se unë do t'i futem valles ashtu si e bëni ju muzikën vetëm për faktin se jam te ju. Nuk është faji im pse ju nuk jeni të aftë dhe nuk mund t'ia siguroni nënës tuaj kushtet për një jetë normale. Me frikë e kam shikuar Vegimin, i cili tashmë edhe ishte zverdhur në fytyrë. Shumë shpejt e kam kapur për dorë dhe e kam larguar nga dhoma. - Ti vetëm rri e qetë nënë, e eja në dhomë për kafe - i thashë dhe shpejtë e kam mbyllur derën. - A po e dëgjon ti atë - zëri i Vegimit ishte aq i dhimbshëm kështu që mezi e kam kuptuar. Gjithmonë i humbej zëri kur bëhej nervoz. - Shtriga e vjetër! As nuk është vendosur mirë, e komandon këtu.

Shumë shpejtë shkova te dollapi dhe e mora shishen me pije, të cilën e kam marrë nga fqinjët tanë. E ofrova një gotë Vegimit dhe i thashë Gëzuar. - Ja. pi - i thashë. Kjo duhej ta qetësonte. Por jo. E ka pirë përnjëherë, por edhe më tutje po vazhdonte të ecte poshtë lart nëpër dhomë. - Kjo nuk do të shkojë … Kjo thjesht nuk do të shkojë - po murmuriste, derisa herë pas here një shikim të mllefosur po e hidhte edhe drejt meje.

Të lutem, ki durim. Çfarë do të fitojmë me grindje, nuk mund të dalim nga kjo lëkurë. Por, jam shumë e sigurt se shumë shpejtë do të rregullohemi, e më pas ... - Lule, Lule - zëri i nënës më ndau në gjysmë. Britma e saj histerike nuk lejonte të presim. - Çfarë ka ndodhur - e pyeta mbushur plot me frymë derisa po depërtoja me vrap në dhomë. - Çfarë po mendon, si t'i vendos gjërat e mia kur dollapi im është përplot me gjërat tuaja. Po e shikoja me habi. Dhe për këtë ajo vetëm po shtirej. - Ja nënë, tash do ta rregulloj unë këtë … Shumë shpejt kam hapur dollapin dhe të gjitha imtësirat, një as një, i kam hequr. Nuk po guxoja t'i humbas nervat, së paku jo në ditën e parë. Vegimi mezi po e priste këtë dhe më pas në shtëpi do të shkaktonte një kaos të vërtetë. (vijon)

(Kosova Sot Online)