Roman dashurie: Gruaja me sekrete (4)

  • E.K /
  • 05 May 2021 - 15:54
Roman dashurie: Gruaja me sekrete (4)

Lola buzëqeshi, por këtë e bëri me një fytyrë të pikëlluar. - Sikur të mundja, do të rrija edhe nja dy ditë. Jo më shumë se kaq, sepse do të mund të më mbyte mërzia. Por me të vërtetë më duhet të shkoj. Sonte ka gjëra të mira në qytet, e unë nuk dua ta lëshoj rastin që ta takoj atë djaloshin të cilin ta kam përmendur. - Po, kuptoj. Nuk ka gjë më të mirë se të dal me djem të bukur dhe simpatik. Lola po e ngucte atë me fjalë, e Vlora po mërzitej sepse shumë shpejtë duhej të përshëndetej me shoqen e saj. Pikërisht për këtë, më vonë e kishte dërguar në restorantin më të mirë në qytet, në të cilin e vetme ajo shkon nganjëherë për drekë. Lola nuk ishte edhe aq e lumtur për faktin se ishin mysafiret e vetme në restorant, por ushqimi i mirë e kishte disponuar.

E di, këtu vetëm mungon pak gjallëri. Disa djem të bukur, për shembull. Dhe, pikërisht kur e tha këtë fjalë, dyert u hapën dhe në restorant ia behu një mashkull i hijshëm me një femër të bukur. I shikoi për një moment, e më pas e kërkoi kamerierin, i cili e dërgoi në anën e kundër të restorantit, ku nuk ishte më në objektivin e femrave të bukura. - Ne për ujkun, ujku në derë. Ky nuk është prej këtu, qind për qind. A e njeh? Vlora ia konfirmoi duke ia bërë me kokë. - Po, pra, edhe ky sikurse unë, i huaj. - Dhe duket se është i martuar. - Eh, sa e bukur qenka ajo pranë tij, vetëm se qenka veshur pa lidhje. E kuqja është veshur para dy sezoneve. Ajo është nga këtu, e ai në kalim e sipër kërkon dëfrim.

E bindur në këtë tregim, Lola filloi ta hante biftekun e saj, e më pas e kishte përcjellë me pak birrë. - Si do të vozitësh kur ke pirë aq shumë? - Si gjithmonë. Hej, ti ke filluar të mbushesh moral? E kur kemi dalë bashkë dhe kemi vozitur pasi kemi pirë deri në dhjetë tekila, nuk ma ke bërë këtë pyetje? - Po, ke të drejtë. Por, po brengosem. - Mos u brengos. Uh, sa i mirë qenka ai djalë, nuk po mundem të ndaloj së menduari për të. Vlora buzëqeshi dhe ia goditi dorën për pak. Ashtu ishte Lola - e çmendur pas meshkujve të bukur. Vlora e kishte vërejtur se ai djalosh me të vërtetë ishte i bukur, kishte të holla, kishte shije, se nuk është i zakonshëm dhe se dukej bukur. E Vlora e kishte vërejtur vetëm se kishte sy të mirë me ngjyrë të kaltër, të theksuar në bazë të flokëve të zeza.

Ishte shumë i gjatë dhe kishte trup dhe qëndrim. Pak më vonë, për një kohë të gjatë para restorantit ato ishin përshëndetur. Vlora e kishte ndjerë se si po mbetej përsëri vetë. Vetmia deri më tani nuk i kishte penguar, por tani e kishte edhe më të vështirë, pasi që shoqen nuk e kishte pranë vetes. Lola, nga ana tjetër, po ashtu kishte ndier se po e linte personin që gjithmonë ia plotësonte zbrazëtirat, për të cilën kishte nevojë, me të cilën nuk kishte pse të aktronte se është më e mirë apo më e keqe sesa që ishte në të vërtetë. Asaj po i mungonte dashuria, e atë nganjëherë e kishte gjetur nëpër disa lidhje kalimtare. Dhe gjithmonë, me shoqen e vet më të mirë. Kështu që e kishte vështirë të ndahej me shoqen e saj më të mirën që e kishte. (vijon)

(Kosova Sot Online)