Roman dashurie: Gruaja me sekrete (10)

  • E.K /
  • 10 May 2021 - 15:53
Roman dashurie: Gruaja me sekrete (10)

- Do të kalosh te shampnët me nga një litër? Apo vetë do ta përgatitësh sapunin nga yndyrat? - Ti pikërisht pëlqen që gjërat t'i sjellësh në pikat më të ulëta? Por, ndoshta do të blej kozmetikën në një vend tjetër, dhe këtë me kalimin e kohës. - Zot, çfarë marrëzira që janë këto?! Më duhet të shkoj, ja shoqëria ime nën dritare, po shkojmë në një koncert pa lidhje. Hajde, bukuroshe, mendo mirë që të gjesh ndonjë bukurosh dhe t'i ngjitesh atij. - Kalo sa më mirë. - Natyrisht se po. Të puth. Pas bisedës Vlora e kishte ndier pikëllimin. Ndoshta, për të parën herë prej që kur kishte ardhur këtej, në mënyrë serioze kishte menduar rreth të ardhmes së saj. Shitorja nuk kishte mundur t'ia siguronte të ardhurat për të. Mezi që prej kësaj page po mund ta paguante banesën, llogaritë dhe pagën për punëtoren e saj.

E gjithë të tjerat i kishte blerë nga të hollat që i kishte nga trashëgimia dhe nga ajo që prindërit e saj, kohë pas kohe, i kishin paguar fëmijës së vet të ikur. Po e shikonin si një fëmijë të lazdruar me shumë dëshira, e pasi që nuk kishin kohë të merreshin me të, me ambiciet e tyre, ata i ndihmonin rreth vendimeve të tyre, pa marrë parasysh se çfarë vendimesh ishin ato. Tash Vlora ishte pyetur nëse me të vërtetë ajo ishte e lirë, se kur të shpenzohen pasuritë, përsëri ajo do të jetë e varur nga të hollat e prindërve të saj. Kjo përgjigje asaj po i jepte një përgjigje të tmerrshme, e këtë ajo e dinte fort mirë.

KAPITULLI TETË

Dy ditë më pas punëtores së saj ia kishte ndërruar orarin e punës dhe kur ajo ishte shfaqur, Vlora i kishte premtuar se do të kthehet deri në mbyllje. Nëse rastësisht do të vonohem, ja ku i ke çelësat, e unë më pas do të vij dhe do t'i marr te ti. Edhe pse kishte besim te punëtorja e vet, Vlora kurrë nuk kishte lejuar që çelësat ta kalojnë natën te ajo. Në shitore ajo kishte disa gjëra me vlerë të artë, që i kishte marrë nga një zonjë në komisionin e shitjes. Nuk kishte dashur të mendonte se a do t'i humbnin çelësat apo nëse punëtorja do të mashtrohej nga vlera e madhe e arit.

U ul në veturë, u nis në drejtim të Prishtinës, dhe sa më afër tyre, gjithnjë e më dëshirë kishte t'i takonte prindërit dhe të vëllanë. Nuk i kishte parë që nga momenti kur ishte larguar. E vërteta është se ata disa herë kishin dashur ta vizitojnë, por Vlora kishte insistuar që ata të vijnë kur ajo të ishte e gatshme, kur të rregullojë gjithçka, kur gjithçka do të jetë e përsosur. Në fakt, Vlora nuk kishte dashur që të tjerët t'i njohin prindërit e saj dhe që askush të lidhej me ta. Vetëm kur u fut në Prishtinë, e kuptoi se e kishte marrë malli për ta. Ajo kishte dëshirë t'i shihte, megjithëse fillimi i rrugës së saj ishte më ndryshe. E kur u shfaq në oborrin e shtëpisë, nëna e saj ishte në oborr, duke përgatitur skarë, e më pas ishin përqafuar dhe e kishte kuptuar sa shumë duheshin. (vijon)

(Kosova Sot Online)