“Më tradhtoi me motrën time!”- 28-vjeçarja flet për tmerrin që ka përjetuar: Nuk mund t’ia fal asnjërit…

  • G.G /
  • 11 maj 2021 - 10:28
“Më tradhtoi me motrën time!”- 28-vjeçarja flet për tmerrin që ka përjetuar: Nuk mund t’ia fal asnjërit…

Nëse tradhtia në vetvete është e rëndë, të tradhtohesh nga partneri me motrën apo vëllain, është edhe më e rëndë. Kjo është historia e kësaj 28-vjeçareje që është rrëfyer për “Dear Deidre” në “The Sun”.

“Gjithnjë kam menduar se jam motra e shëmtuar dhe meqenëse ish i dashuri im më tradhtoi me motrën time të vogël, ndihem edhe si budallaqe.

Unë jam 28 vjeç, ai është 29 vjeç dhe motra ime është 26 vjeç. Në festën e ‘Pashkëve’ ajo erdhi vonë në shtëpi dhe e dehur.

Unë shkova në shtrat më herët se ajo, pasi e dija që do të zgjohesha natën nga vajza e vogël që kam me ish-partnerin. Ajo është tre vjeç.

Të nesërmen në mëngjes ai ishte shumë i hutuar dhe motra ime ishte larguar. Mund ta shihja që diçka nuk shkonte me të. Ai ngriu kur u përpoqa ta përqafoja dhe u tërhoqa.

Kërkova të mësoja se çfarë kishte ndodhur. Ai tha se nuk mbante mend shumë por e dinte që bënë seks bashkë në divan. Qante dhe përsëriste sa keq kishte vepruar.

Ai këmbënguli se ndodhi vetëm sepse ai kishte pirë shumë, jo sepse fantazonte diçka me motrën time. Ne kemi qenë bashkë për gjashtë vjet.

Unë e dua atë dhe mendova se mund t’i besoja, por ai lufton me varësinë ndaj alkoolit dhe drogës. Më lutej ta falja dhe më tha se isha e vetmja me të cilën dëshiron të jetë. Unë nuk jam gati ta fal, ndaj po bëjmë një pushim.

Do të doja ta zgjidhja këtë dhe të rindërtoja marrëdhënien tonë, por ndihem shumë keq dhe e tradhtuar. Shikoj në pasqyrë dhe shoh dikë të trashë dhe të shëmtuar. Kjo më bën të pyes veten se si ai mund të dëshirojë të jetë me mua.

Motra ime jeton afër me ne dhe unë nuk kam qenë në gjendje të përballem me të pas kësaj. Si mund t’i jap një mundësi tjetër pasi më tradhtoi me motrën time?”

“Dear Deidre” thotë:

“Kjo është një tradhti shumë e rëndë, por ju mund t’ia dilni nëse të dy jeni të përgatitur të punoni shumë në rindërtimin e besimit. I dashuri juaj gjithashtu do të duhet të trajtohet për varësinë ndaj alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Mundohuni të përqendroheni në pikat tuaja të forta dhe të jeni më të mirë me veten.”

(Kosova Sot Online)