Roman dashurie: Gruaja me sekrete (12)

  • G.G /
  • 12 May 2021 - 12:16
Roman dashurie: Gruaja me sekrete (12)

U kyç në muhabet edhe nëna. Edhe ajo dukej e pikëlluar me kërkesat e vajzës së saj. - Do të duhej të ishe krenare me neve. Nuk jemi njerëz të ligj, jemi të suksesshëm dhe mbajmë funksione të larta. - Nënë, këtu edhe është problemi. Unë e di se si njerëzit nganjëherë janë të gatshëm që të pajtohen me mua vetëm për të më ma kërkuar një shërbim.

- Uka nuk ka thënë diçka të tillë. E dinte se Uka ishte gjithmonë i preferuari i nënës. Dhe për të parën herë ndihej fajtore dhe keq pse ishte kjo ashtu. - Uka është Ukë. Ai pëlqen përparësitë dhe të mirat që ia sjell mbiemri ynë. - Ty nuk të pëlqen? - Unë krenohem me juve. Dhe ju dua. Unë nuk dëshiroj të përfitoj në kurrizin tuaj, më duhet ta kuptoj kush jam unë.

Nuk më kuptoni dhe nuk ju fajësoj për këtë, por unë në atë qytetin e vogël që banoj dua të qëndroj e lirë, e jo dikush të më kap për dorë dhe të më kërkoj ndonjë shërbim. Ju lutem. Dua që të më thërrasin në emrin tim, e jo ta theksojnë mbiemrin. Babi, të lutem. A ke besim në atë njeriun që të hesht dhe mos të tregoj se jam vajza jote? Babi morri frymë thellë.

- Po, kam. Do ta thërras pak më vonë. Por, Vlora, sa vështirë më vjen për këtë që porsa e ke thënë. E kuptoj se shpeshherë ishte objektiv i njerëzve që te ne shikonin njerëz të fuqishëm e me pushtet, por kjo është pjesë përbërëse e jetës. Nuk jemi ne fajtorë pse kjo është kështu.

Fajtor janë të tjerët, njerëzit e këqij. Prej tyre duhet të largohesh, e jo prej neve. Nuk iu përgjigj. Në njëfarë mënyre, kjo heshtje, jepte shenjë se i ati kishte të drejtë. Përsëri, Vlora e dinte se në pyetje ishte liria e saj. Më saktësisht, liria e shpirtit të saj. Ndoshta dikur do ta kuptojë se ka gabuar, por këtë duhet t'ia vërtetojë vetes së saj. E me peshën e mbiemrit, kjo ishte e pamundur.

KAPITULLI I DHJETË:

Që të nesërmen kishte shkuar në adresën e caktuar. Kishte gjetur adresën e agjencisë e cila, merrej me gjithçka dhe me çdo gjë, nga turizmi e deri te shërbimet tjera, deri te regjistrimi i veturave. Një fitim i tillë nuk kishte kurrfarë karakteristikash, por konsideronte se njerëzit të cilët bëjnë kështu nuk e kanë problemin e fitimit të hollave, e as mënyrën, ata nuk merreshin me principet e një pune. Në agjenci kishte hasur në vajzën e re me syze të trasha, me zë karakteristik, në një fustan qesharak me lule, të cilin fustan e kishte parë në butikun jo larg prej aty.

Një fustan të tillë ajo e kishte parë në reklamë, dhe e kishte konsideruar si një kiç, sepse lulet ishin aq të mëdha, sa që sytë të lodheshin prej fletëve të tyre. E tani, e ballafaquar me një model të tillë në një distancë kaq të vogël, u desh të përmbahej e të mos plaste në gaz. Ajo vajza e kishte pritur me mirësjellje dhe e përzemërt, e kur i kishte treguar Vlora se kënd po e kërkonte, vajza e kishte pyetur për emrin e saj. Vlora i ishte prezantuar, deri diku e kishte lakuar mbiemrin dhe kishte marrë frymë thellë, kur e kishte kuptuar se vajza nuk po e dinte se kush ishte. - Vetëm një moment, uluni. Shefi është këtu, por më duhet të shikoj nëse është i zënë. (VIJON)

(Kosova Sot Online)