Roman dashurie: Gruaja me sekrete (23)

  • E.K /
  • 24 May 2021 - 15:50
Roman dashurie: Gruaja me sekrete (23)

E mbajti frymën. Ajo ishte si një port i qetë në detin tim, e ajo kishte nevojë për një mashkull. Femra brenda shpirtit të saj kishte nevojë për prekje, ledhatime dhe puthje. Dini përsëri ishte një qytet sipër kështjellës së madhe, në ujërat e turbullta, e ajo duhej të rrezikonte, të futej brenda dhe ta vërtetonte se çfarë jete po e priste. Ai ishte një djalosh që ndezte zjarrin te ajo, e pikërisht ishte ai djaloshi që e kishte zgjuar ndjenjën enjë femrës së bukur. - Samir, nuk po mundem të mendoj tani për këtë. Të jemi miq për momentin. E nëse ndonjëherë diçka ndodh midis nesh… Ishte e qartë se atij i kishte dhënë shpresa. - Ke të drejtë. Porsa je shndërruar në një grua në biznes dhe e di se ke dëshirë ta vërtetosh këtë.

Më duhet të të lë që ta vërtetosh veten dhe ta organizosh jetën tënde ashtu si dëshiron ti. E të tjerat me kohë, dhe, mos e harro, unë jam miku yt. Me të vërtetë jam. - Të faleminderit, e di që je. Kur ishte ndërprerë lidhja, rreth zemrës ndjente nxehtësi. Samiri me të vërtetë e kishte qetësuar, e përnjëherë diku u shfaq figura e Dinit, trupi po i dridhej nga dëshira e zemra nga frika. Ai mashkull po mundej ta bënte të lumtur, por edhe ta lëndonte. Ajo po e ndjente këtë. E ky qytet, gjithnjë e më shumë po bëhej i veti dhe nuk dëshironte që ta humbte këtë qytet.

Mezi i kishte mbyllur sytë atë natë. Po sillej nëpër shtrat dhe kishte menduar ta lajmëronte shoqen e saj, në lidhje me ndjenjat e saj. Por, kishte hequr dorë, sepse e dinte se Lola, shoqja e saj, gjithmonë do të përcaktohej për gjërat e frikshme, të rrezikshme. E ndoshta pikërisht Vlora po dëshironte të dëgjonte diçka kundër kësaj teze. Kapitulli shtatëmbëdhjetë: Dy javë më pas Vlora dhe Dini kanë hapur zyrën në qendër, vetëm dy rrugë më tej larg shitores së saj. Kishte hapësirë në dy nivele. Ishte menduar shitja me pakicë, por pasi që duhej të mendohej për ambalazhin, emërtimin dhe shumë gjërave të tjera, tani për tani kishin rregulluar vetëm pjesën e sipërme.

Pasi që ajo nuk kishte dashur ta braktisë shitoren e saj, kështu përnjëherë pasi kishte përfunduar punën në zyrë, shkonte atje dhe e kalonte pjesën tjetër të ditës. Kjo punë e kishte lodhur shumë, por ende po mendonte s e kjo ishte puna e duhur për të, i pëlqente kjo punë. Dinin po e shihte për çdo ditë. Së bashku merreshin me ide të reja, po i sillte raporte të cilat special i kishte shkruar vetëm për të dhe sillej sikur po punonte me një mashkull, e jo me femrën me të cilën pothuajse edhe vetes ia pranonte se ishte dashuruar në të. Vora nuk ishte e lumtur me këtë, ai tashmë ishte mbyllur në drejtim të saj, fliste vetëm atë që kishte të bënte me punën dhe sillje me të si ndaj gjithkujt tjetër. Madje, nganjëherë ishte i ashpër, duke kërkuar prej saj që sa më shpejtë të ballafaqohej me atë që nuk kishte mundur më parë. (vijon)

(Kosova Sot Online)