Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: E urrej jetën time (3)
Për të gjitha këto kishte menduar Flora, duke ardhur në përfundim se Blerimi kishte pasur të drejtë. Dardanja kishte ndryshuar, e tek ajo kishte jetuar fotografia e rinisë, të cilën kurrsesi ta hiqte qafe. Ajo fotografi ishte plot romancë dhe idealizëm, kjo ishte e qartë, sepse Dardanja gjithmonë e më shumë po tregonte disa linja dhe personalitete, të cilat Flora nuk i njihte. Ishte bërë shumë gjakftohtë, më mirë me thënë më e ftohtë nga të gjithë ata që e rrethonin, madje edhe në familjen e Florës. Këtë e kishte vërejtur kur kishte menduar lidhjen e saj ndaj Fadilit, djalit, ashtu si thoshte ajo, shoqes më të mirë të saj. Sa herë që sëmurej, dinte të vraponte te Flora dhe ta pyeste se çfarë kishte dhe çfarë ndihme kishte nevojë.
Këtë e kishte bërë disa herë, derisa Fadili kishte qenë i vogël, Flora këtë nuk e kishte shfrytëzuar dhe kishte kërkuar diçka, por i vinte mirë ta dëgjonte dhe ta dinte se mundej prej saj të kërkonte ndihmë. Ishte e lumtur se kishte një shoqe kaq besnike, sepse ishte e vetme dhe pos asaj nuk e kishte askënd tjetër. Shoqëria nga fakulteti ishte shpartalluar, secili prej tyre kishte shkuar rrugës së vet, me planet e veta dhe në kërkim të një jete më të mirë. Flora duhej të mësonte kaq shumë gjëra, saqë mezi kishte arritur ta njihte Blerimin, njerëz të tjerë të rinj, kështu që i kishte mbetur pranë një rreth shumë i vogël i njerëzve nga shkolla fillore dhe ajo e mesme.
Ngjarje e vërtetë: E urrej jetën time (3)Lexoni edhe:
Ndoshta do të krijonte njohje të reja në punë, por që nga dita e parë kishte punuar vetëm në shtëpi, që për të ishte më praktike dhe do të kujdesej për Fadilin, të cilit mund t'ia kushtonte gjithë kohën, si dhe të organizohej me gjërat që i përgjigjeshin. Kjo ishte puna e vetmuar në shtëpinë e saj, kështu që nuk i kishte hapur fort njohjet, kështu që nuk priste shumë nga njohjet me njerëzit e tjerë. Për shoqëri më të thellë nevojitet kohë më e gjatë, e ajo nuk e kishte, sepse gjithmonë ishte për ngut, e ngarkuar midis punëve të shumta që kishte, nga kujdesi për fëmijën e deri te gatimi. Në situatë të tillë më rehat ndihej po të shoqërohej me Dardanen, për të cilën e dinte edhe si merrte frymë, kështu që mjaftonte vetëm ta shikonin njëra-tjetrën dhe ta kuptonin se për çfarë bëhej fjalë.
Të paktën kështu mendonte Flora. Por, dukej se Dardanja kishte ndryshuar paksa - ishte më ndryshe! Pak nga pak, ishte disi e rezervuar, më shumë dhe më drastike se që ishte dikur, tashmë ishte një person krejt tjetër. Flora e kishte vërejtur këtë në bazë të disa detajeve të imëta kur shoqja i kishte folur në lidhje me marrëdhëniet e saj me shoqet tjera. Kishte filluar të planifikonte, t'i maste gjërat, asgjë nuk ishte spontane, e ndoshta as e sinqertë më. Kishte menduar se ishte fazë kalimtare, sepse njerëzit rreth saj po martoheshin, ndërsa që Dardanja nuk kishte sukses ta gjente shpirtin e saj binjak, që do ta pranonte dhe do ta dashuronte. Këtë e kishte menduar Flora, e kurrë nuk i kishte rënë në mend deri më sot se Dardanja ndoshta nuk e kishte dëshiruar këtë. Derisa Flora po ndërronte pelenat, Dardanja po argëtohej me të dashurin e saj diku nëpër pushime. - Dhe, për kë ishte më mirë - pyetej në mënyrë retorike, duke e ditur përgjigjen. Asaj, nënës së sakrifikuar dhe bashkëshorte po ashtu, apo t'i merrte lakmi Dardanes, që shëtitej poshtë e lart, duke u kënaqur me secilën ditë? - Unë po e krahasoja me jetën time, e ajo nuk ishte sikurse unë, ajo nuk merrej me vajin e fëmijëve, sepse siç i kishte thënë, vaji i fëmijëve i pengonte. Sipas saj, ajo kishte zgjedhur jetën që e dëshironte, por e pranonte se me kalimin e viteve i vinte keq për shoqen. (vijon)
(Kosova Sot Online)