Roman dashurie: Gruaja me sekrete (34)

  • E.K /
  • 04 June 2021 - 15:54
Roman dashurie: Gruaja me sekrete (34)

KAPITULLI I NJËZETEPESTË

Kur e kishte vërejtur femrën me fytyrë të këndshme, për momentin Vlora e kishte harruar mllefin. - E dashura Vlorë, aje kjo ti? Me siguri se po e kërkon Dinin? Bëri me kokë. Me siguri se nëna e tij nuk dinte gjë për planet e Dinit, djalit të saj. - Ai ka shpejtuar dhe shkuar që në mëngjes, diçka ka ndodhur me siguri. Unë për ty e kam përgatitur drekën, por kur e kam lajmëruar në atë telefonin e çuditshëm, më ka thënë se nuk mundet të ta sjellë. A je mire? Po dukesh disi e zbehtë. Mos je ngritur vallë nga shtrati e nuk je shëruar plotësisht? Kjo brengë e nënës së Dinit ishte diçka krejt ndryshe nga ajo që po ndjente në ato moment Vlora. E dinte se do të duhej t'i falënderohej për faktin se duart e saj e kishin ushqyer, por, fjalët i kishin mbetur në fyt, kështu që vetëm bëri me kokë. - Jam mirë tani, me të vërtetë mirë jam. Nëse shfaqet Dini, i thoni, ju lutem, që e kam kërkuar. Që detyrimisht të më lajmërohet. 

O Zot, fëmijë, mos vallë ka ndodhur diçka e tmerrshme. Eja, hyr Brenda, prite këtu. - Jo, ju faleminderit, por i thoni të më thërrasë. U kthye shpejt dhe vrapoi te vetura e saj. Kishte turp si ishte sjellë ndaj nënës së Dinit. Por, nëse djali i saj ishte një mashtrues, që në këtë mënyrë ta largojë nga puna, pa kurrfarë shpjegimi, atëherë as ajo nuk e kishte obligim që të sillej mirë ndaj nënës së tij. E disa kilometra tutje e kishte vërejtur veturën e tij, se po vjen në drejtim të saj. Në atë moment ajo nuk ishte e vetëdijshme se çfarë po bën. Vetëm dëshironte që sa më shpejt ta takojë, ballë për ballë, që të mos e shmangte në asnjë mënyrë. Me shpejtësi ktheu timonin dhe ndaloi në mes të rrugës. Gjithçka ishte zhvilluar shpejt. Me siguri se edhe Dini e kishte vërejtur larg, sepse kishte arritur ta shmangte goditjen.

Kur Vlora e kishte vërejtur se ai kishte ndalur dhe se po dilte nga vetura, edhe ajo doli nga vetura dhe ishte nisur në drejtim të tij. - Çfarë po ndodh? Çfarë mënyre është kjo që avokati më thërret dhe kërkon ta shkëpusim kontratën? Kishte vërejtur frikën në sytë etj. Ishte kjo duaja e njeriut që e shmangu vdekjen. Duart po i dridheshin. E kur ia kishte dale të fliste, edhe zëri i kishte ndryshuar, pothuajse ishte i paralizuar. - A je normale ti? Çfarë ke dashur, ta varrësh veten dhe mua, apo që të dytë? - Nuk ka lidhje çfarë kam dëshiruar. Ti çfarë po dëshiron, çfarë planesh ke bërë prapa shpinës sime? Në atë moment u shfaqën dritat në rrugë. Vetura, për fat ishte duke ecur ngadalë dhe më fal ndaloi para veturës së Vlorës. - Largoje veturën së pari. E dëgjoi, por asaj nuk i plaste për veturën. Kanë mundur ta përplasin, por me rendësi për të ishte të sqarohej me Dinin. Në veturën e tij kishte parë fëmijët e vegjël, në ulësen e prapme. (vijon)

(Kosova Sot Online)