Ngjarje e vërtetë: Aventura e fundit jashtëmartesore (5)

  • E.K /
  • 22 June 2021 - 15:46
Ngjarje e vërtetë: Aventura e fundit jashtëmartesore (5)

Kur kam kaluar te kutia e postës, kam vërejtur se aty ishte një zarf. Jam habitur me të madhe, sepse postieri zakonisht nuk do të kishte kaluar kaq herët aty. E kam hapur kutinë dhe e kam parë se në zarf nuk kishte adresë, por vetëm kishte shkruar "Për Luljetën". Zemra po më dridhej dhe me gishtat duke m'u dridhur e kam hapur zarfin. Në një letër të bardhë të thjeshtë, ku shkruante: "Përgjithmonë në zemrën time. Zeshkani yt". Dhe data: "Muaji i Shën Valentinit 2004". Sytë më janë mbushur me lot dhe fort e kam shtrënguar porosinë në gjoks, e më pas nga prapa vetes kam dëgjuar një zë: - Luljeta, të dua dhe gjithmonë do të të dua. E respektoj vendimin tënd, edhe pse nuk pajtohem me të.

Shumë shpejt shkoj dhe nuk do të shihemi. Vetëm ashtu mund ta përballoj dhimbjen. Nuk jam kthyer, sepse po të kthehesha do t'i hidhesha në përqafim dhe nuk do ta lejoja të shkonte, por herët a vonë do të shkonte dhe do të ma thyente zemrën. Kështu që u nisa pa thënë fjalë, sepse nuk dëshiroja ta shihte se isha buzë vajit. Kanë kaluar disa momente të qetësisë, e më pas e kam dëgjuar frymën e tij dhe i kam dëgjuar hapat si po largohej. Kur përfundimisht jam kthyer, me fytyrën plot lot, edhe për pak kam qëndruar duke shikuar në zbrazëti. Isha e thyer, por e kam ditur se e kam sjellë vendimin më të mirë për krejt neve. Në mbrëmje, Dulla u kthye në shtëpi, si zakonisht ndërroi rrobat, u shtri në shtrat para televizorit, e më pas më pyeti se çfarë kishte për darkë. 

Oriz, salsiçe dhe sallatë - iu përgjigja me zë të fortë. - Shkëlqyeshëm - ma ktheu me kënaqësi. Gjithçka ishte kaq banale dhe e zakonshme dhe sikur të mos ishte kjo porosi që e kisha fshehur nën rrobat e mia, në fakt do të mund t'i thosha vetes se asgjë nuk kishte ndodhur, se gjithçka ishte një imagjinatë e lumtur, e ofruar për të më çliruar nga jeta e zymtë. Po e shikoja burrin, aq të qetë dhe pa ditur gjë, dhe në atë moment tregova kujdes ndaj tij. Nuk po ndjeja më dashuri, sepse kjo ishte zhdukur para shumë vjetësh. Kurrë nuk do t'ia them për Zeshkanin.

E di se kjo do ta lëndonte dhe kurrë nuk do ta kuptonte pse e kam bërë këtë. Ai konsideronte se ishte burrë i mirë e që në fakt edhe ishte, vetëm se nuk më kuptonte. Me të asgjë nuk më kuptonte, është i mirë ndaj meje dhe më respekton, por nuk më ofron mjaftueshëm dashuri dhe kujdes dhe nuk e kupton pse dhe nga vuaj. Për të dashuri është qetësia, siguria, shprehitë, diçka që nuk ka lidhje me pasionin, që për fat e kam takuar Zeshkanin, i cili përsëri kishte ndezur pasionin tek unë. Kam marrë frymë thellë duke mos vërejtur se Dulla po më vëzhgonte. - A është gjithçka në rregull, Luljeta - më pyeti. - Natyrisht, pse po pyet? - Disi më dukesh ndryshe kohëve të fundit. - Si po mendon - e pyeta. - Nuk e di, disi je më e re, më e bukur, më e lumtur ... Qesha me butësi duke mos i treguar për fshehtësinë që e kisha në zemrën time. - Kushedi - ia ktheva. Ndoshta për faktin se sonte është dita e Valentinit. FUND.

NGA NESËR DO TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË: "NDËRGJEGJEN E KAM DËNIMIN MË TË MADH"

(Kosova Sot Online)