“Është në një martesë të hapur”- Motra tregon se si gruaja i ka “bërë magji” vëllait të saj: Kishte të dashur të tjerë dhe i kërkoi…

  • G.G /
  • 06 July 2021 - 08:23
“Është në një martesë të hapur”- Motra tregon se si gruaja i ka “bërë magji” vëllait të saj: Kishte të dashur të tjerë dhe i kërkoi…

“Vëllai im është joshur nga një grua, e cila ka një martesë të hapur dhe unë jam e frikësuar për të”,- kështu e nis rrëfimin një 40-vjeçare për rubrikën “Dear Deidre” të “The Sun”.

Tashmë ajo druhet se vëllai i saj “i sjellshëm, i ndjeshëm dhe i drejtë” ka filluar ta pëlqejë idenë e të qenit në një martesë të hapur.

Pas vdekjes së prindërve, e vetmja gjë që motra dëshironte për të vëllain ishte krijimi i një familjeje të shëndetshme që duket se nuk do të ndodhë, të paktën jo sipas konceptit të saj për një familje të shëndetshme.

“Unë jam një grua 40-vjeçare dhe vëllai im është 36 vjeç. Ne kemi qenë gjithmonë afër. I humbëm prindërit kur ai ishte në fund të të njëzetave dhe dukej sikur ishim vetëm unë dhe ai kundër të gjithë botës.

Që kur ishte fëmijë, ka qenë i ndjeshëm, shumë i drejtë dhe i sjellshëm.

Ai ka pasur disa të dashura, por tha se po priste gruan e duhur për tu martuar dhe për të pasur fëmijë. Pastaj, në internet, ai takoi një grua që e ndryshoi plotësisht rrjedhën e historisë.

Ajo është 33 vjeç dhe nuk i përafrohet fare të dashurave të tij të tjera. Ajo është paksa e egër dhe ka një “mënyrë jetese alternative”. Ajo thotë se është një artiste, por nuk jam e sigurt që ajo punon vërtetë.

Shumë shpejt ajo i tha vëllait tim se ishte në një martesë të hapur dhe se  kishte të dashur të tjerë, kështu që ai duhej ta pranonte këtë. Ai pranoi ta ndajë atë, pa asnjë ankesë.

Tani ata janë të gjithë të “martuar” nga një ceremoni e çuditshme që unë jam e sigurt se nuk është e ligjshme. Që kur e takoi këtë vajzë, ai ka ndryshuar.

Ai vishet ndryshe, mendon ndryshe, madje flet ndryshe. Jam vërtet e frikësuar për të. Unë mendoj se ajo po e përdor për paratë e tij dhe se kur të lodhet prej tije të largohet, ai do të shkatërrohet.

Është sikur ajo t’i ketë bërë magji. Ai është verbuar nga bukuria dhe nga epshi dhe nuk mund të mendojë në mënyrë racionale.

Unë kam provuar të flas me të, por ai më thotë se jam qesharake. Ai madje tha që unë duhet të isha më aventureske seksualisht.

Ai mendon se unë jam xheloze për lumturinë e tij, sepse martesa ime është rutinë. Kjo nuk është e vërtetë. Unë thjesht dua që ai të jetë në një marrëdhënie të qëndrueshme, me dikë që është e përkushtuar ndaj tij. Nuk di çfarë të bëj.”

“Dear Deidre” thotë:

“Të  shikosh vëllain tënd duke bërë atë që të duket gabim i madh duhet të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme.

Por ai nuk është fëmijë. Ai është 36 vjeç. Si motra e tij, gjithçka që mund të bësh është të jesh e sinqertë me të, edhe nëse ai të injoron ose zemërohet.

Është e mundur që ai të ketë zbuluar se martesa e hapur është diçka që e pëlqen. Njerëzit mund të ndryshojnë.

Ose ndoshta ai thjesht është verbuar nga dashuria e tij për këtë grua.

Vazhdoni të flisni me të. Përpjekja për të prishur këtë “martesë” thjesht do ta largojë atë nga ju.

Ju gjithashtu mund të provoni ta njihni më mirë këtë grua. Stili i saj i jetesës mund të mos jetë ai që vlerësoni, por nuk e bën atë një person të keq.”

(Kosova Sot Online)