“U dërgonte ‘shokëve’ foto e video lakuriq”- 24-vjeçari rrëfen se si e dashura e mashtroi dhe tradhtoi për muaj të tërë

  • G.G /
  • 08 July 2021 - 09:25
“U dërgonte ‘shokëve’ foto e video lakuriq”- 24-vjeçari rrëfen se si e dashura e mashtroi dhe tradhtoi për muaj të tërë

Një 24-vjeçar tregon se si është tradhtuar nga e dashura e tij virtualisht. Gjatë rrëfimit për “Dear Deidre”, ai zbuloi se partnerja u dërgonte foto e video seksi shokëve të saj.

Kjo situatë i ka shkaktuar 24-vjeçarit gjendje ankthi dhe tashmë ai e ka shumë të vështirë të rindërtojë besimin tek e dashura, shkruan “The Sun”. Ja rrëfimi i plotë:

“E ​​dashura ime ka qenë gjithmonë e hapur për faktin se ka shumë shokë në shoqërinë e saj, gjë që unë e pranova.

Por kam zbuluar se këto miqësi kanë të bëjnë më shumë me vëmendjen seksuale dhe lidhjet virtuale.

Një herë ajo harroi telefonin ndërsa nxitonte për në punë. Kështu që shfrytëzova rastin për të lexuar mesazhet. Ajo po flirtonte me disa ‘shokë’ dhe po u dërgonte foto të vetes gjysmë të zhveshur.

Ne kemi qenë së bashku për gati dy vjet, por nuk jam i sigurt nëse do të jem me të për më gjatë. Unë jam 24 vjeç dhe ajo 23 vjeç.

Unë me të vërtetë e dua, por është jashtëzakonisht flirtuese. Pas ballafaqimit, më tha se nuk kisha të drejtë ta spiunoja.

Unë nuk duhet të kisha bërë këtë, por ajo po vepronte vërtet çuditshëm. Nuk mund të mos dyshoja. Ajo kërkoi falje, duke këmbëngulur se asgjë prej tyre nuk kishte rëndësi dhe se kishte bërë vetëm seks virtual. Ajo më premtoi se nuk do të ndodhte më.

Ne ramë dakord që do të shkëpuste kontaktet me këta djem që unë të rindërtoja besimin tek ajo.

Besimi im nuk është kthyer plotësisht pavarësisht se kanë kaluar gjashtë muaj. Kjo situatë po më shkakton ankth dhe pasiguri mbi marrëdhënien tonë.

Kam kontrolluar përsëri telefonin e saj kohët e fundit, gjë që unë e urreja ta bëja, dhe zbulova se ajo ka një listë të re shokësh që u dërgon foto e video. Përsëri, disa mesazhe ishin seksuale.

Nuk e di nëse duhet të ballafaqohem me të për këtë çështje kokë më kokë apo të pres derisa të kem diçka konkrete dhe ta hap përsëri këtë muhabet.”

“Dear Deidre” thotë:

“Nuk është çudi që ndiheni të shqetësuar. Mos u mundoni ta kontrolloni telefonin e saj, askujt nuk i pëlqen kjo gjë, por ajo nuk duhet të presë që ju të pranoni flirtimin dhe tradhtinë me djem të tjerë.

Ndoshta ajo kënaqet duke ju bërë xheloz. Nevoja e saj për vëmendje mashkullore sugjeron pasiguri të thella.

Tregojini vendosmërisht se seksi virtual mund të jetë po aq i dëmshëm sa tradhtia fizike.

Ajo duhet të ndërpresë mesazhet flirtuese menjëherë. Thuaji që nëse e bën përsëri, marrëdhënia juaj do të marrë fund.”

(Kosova Sot Online)