Roman dashurie: Një jetë më e mirë (29)

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 13:10
Roman dashurie: Një jetë më e mirë (29)

Por, sonte e ka treguar fytyrën e vërtetë dhe përsëri erdhi në përfundim, që të shkojë dhe kurrë mos të kthehet. Edhe familja e varfër do të jetojnë pa të. E ajo ka mundur ta gjejë një familje të ngjashme në pjesët e varfra të kryeqytetit, e kështu t'i kënaqë nevojat e veta për t'i ndihmuar dikujt. - Ta kam përmendur se këtyre ditëve kam mysafir nga Spanja. E shikon, ai mysafir ka ardhur i paftuar para disa ditëve, vetëm është lajmëruar para derës dhe më tha se dëshiron që të qëndrojë këtu edhe për një periudhë më të gjatë kohore. Problemi qëndron aty se ky mysafir është "ajo". Një isha e dashura ime e vjetër. Jehona nuk e ka ndryshuar dukjen në fytyrë, sepse nuk kishte dashur t'i tregojë se tashmë njihet me një gjendje si kjo. - Ajo është një vajzë e mirë, nga familja e mirë, nëna e saj ishte spanjolle, e i ati i saj ishte shqiptar. Njoftimi ynë për të tjerët ishte një përjetësi.

Në fillim isha i dashuruar në të, është tepër e bukur, ka specifikat e një zonjës, e nganjëherë është shumë mendjelehtë. Ajo edhe ishte arsyeja pse për një kohë të gjatë nuk isha kthyer në Kosovë. Kurrë nuk mund ta kuptonte se dëshiroja të largohesha nga Spanja dhe të kthehem në Kosovë të jetoj në një vend të varfër. Mirëpo, vullneti im ishte më i madh dhe kam sjellë vendimin. Natyrisht, nuk kam dashur ta humb, në kokën time ishte e ngulitur se ne të dy ishim të bërë për njëri -tjetrin dhe se nuk mund të ndaheshim. Për këtë arsye i kam propozuar martesë në mënyrë që të vijë me mua. Kishte pranuar, që si gruaja ime të vijë me mua, por vetëm deri në momentin kur erdhi dhe e pa gjendjen këtu. Kur e kishte shikuar shtëpinë e prindërve, kishte rënë në pikëllim. Kemi qëndruar vetëm dy ditë dhe jemi kthyer në Barcelonë. Atëherë e kam vërejtur se sa shumë dallojmë unë erdha këtu e ajo mbeti atje. Kam ndërtuar shtëpinë këtu të ngjashme me atë në Spanjë. Maria ka filluar të vinte kohë pas kohe, por gjithmonë shkurt. Thjesht, e urrente këtë qytet. Jehona po mendonte se edhe ajo e urrente, por për arsye të ndryshme. - Me kalimin e kohës e kam kuptuar se as unë nuk e dua. E kam respektuar për faktin se ishim bashkë, kam respektuar edhe familjen e saj, të cilët [dëshironin që unë një ditë të jem dhëndri i tyre. Po shpresoja se një ditë Maria nuk do të më dashuronte më, se do të më lajmëronte se si është në lidhje me dikë tjetër dhe se unë do të isha një i huaj për të.

Në vend të kësaj, para disa ditëve ajo u shfaq para derës time dhe më tha se nuk mundet më të qëndrojë e vetme atje. Më tha se ishte e gatshme të jetonte këtu, pa marrë parasysh vendin, se ishte e gatshme të qëndronte pranë meje. I vetëdijshëm se nuk e dashuroja më, përnjëherë Maria m'u duk se ishte zgjedhja e duhur për mua. Por kur je me dikë, nuk mund ta hedhësh aq lehtë. Kam menduar dhe e kam kuptuar se nuk kam çfarë të humbas. Femër tjetër me rëndësi në jetën time nuk kishte. Ekzistonte një grua, e cila më ishte futur nën lëkurë, por ishte aq e paprekur, saqë për dashurinë e saj nuk mund të mendoja kurrë. (vijon)   

(Kosova Sot Online)