Ngjarje e vërtetë: Fati na bashkoi pas 15 vjetësh (4)

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 13:13
Ngjarje e vërtetë: Fati na bashkoi pas 15 vjetësh (4)

Eksitimi dhe habia nuk po më hiqeshin. Po ndieja diçka të madhe, lumturi dhe kënaqësi. Nuk po ngutesha. Ajo fatkeqësia në Gjermani, pikërisht kur isha në lumturi, ishte një paralajmërim që të mos fluturoj tepër lart. Vetëm ta pres atë ditë, po e thosha me vete si një lutje. Më pas do të martohem. Kam harruar që rasti im, për një moment, sa hap e mbyll sytë, një dëshirë ma kishte zëvendësuar me një tjetër. Me padurim po e prisja pesë shtatorin, unë në fakt po jetoja për këtë ditë. Në qytezën time kam arritur me vonesë, si gjithnjë kur pret diçka me padurim që vonohen gjërat. Në një vend kam ndaluar, kam marrë stilolapsin dhe një copë letër.

 

"Deri të them unë ndal, ti vetëm vozit", ia kam shkruar në letër dhe më pas iu mërrola njeriut që po voziste. Kam pritur gjatë. Pothuajse një orë. Më pas u ndal një veturë. Në dritare e kam vërejtur dorën e një femre. Ma bëri me dorë, me qëllim që të afrohesha në drejtim të saj. Ishte vetëm, e veshur me fustan me ngjyrë të kuqe dhe xhaketë të zezë. Sot, femrat po vishen më ndryshe, duke mos e kuptuar kurrë se për ku janë nisur, në punë, në shkollë, në teatër apo në kinema, mos po shkojnë te familja e tyre apo nëse po shkojnë në plazh. Unë isha veshur si dikush që është për ngut dhe po vonohej në dasmë. - Ju me siguri po shkoni atje për ku jam nisur edhe unë - e pyeta. - Po, ne punojmë së bashku. E ju me siguri se jeni të afërm mes vetes? Po e vëzhgoja. Për një fakt ajo dukej e habitur. - Jo, unë jam një mik nga ushtria. Kjo është një fjalë e dhënë shumë kohë më parë. Ngadalësoi. Kishte pritur që të ndalej e më pas u kthye kishte hequr syzet e gjelbra nga sytë, duke marrë frymë thellë. - Ka shumë njerëz që nuk i takojnë njëri-tjetrit mor vendasi im. Po ku je ti deri më tani? Mysafiri im misterioz ku ishe deri tani? Po shikoja me habi në sytë e gjelbër, të cilët ishin mbushur me lot. A po e ndien ngrohtësinë.

Jemi takuar. E kam gjetur atë. Ose ajo duke hulumtuar më ka gjetur mua. Ishte plotësuar dëshira ime e kamotshme, të cilën dëshirë askush nuk mund ta ndryshonte me një tjetër. - Dhe, ndoshta vetëm unë dhe ti jemi të tillë - u përgjigja duke luftuar me lotët. E di se kjo është e dhimbshme, por një dhimbje e bukur dhe e këndshme që nuk të poshtëron. - Ndoshta ti dhe unë nuk jemi më të tillë - po përsëriste. Thoshte se e dinte që do të takoheshim. - Më fliste për mikun nga ushtria. E kam ditur se bëhej fjalë për ty. Prandaj, edhe kam shpejtuar kështu. Ende nuk është madje as dy. Thuajse nuk jemi ndarë para disa viteve. Thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Nuk kishte pyetur ku isha gjithë këto vite. As unë nuk e kam pyetur atë. Më preku në krah e unë ia lëshova një puthje në faqe. Ma ktheu. Buzët e saj ishin kaq të ngrohta. Mezi po merrja frymë. Dhe ashtu po merrja frymë, derisa nuk më ledhatonte nëpër duar. Më buzëqeshi dhe më tha: (VIJON)  

(Kosova Sot Online)