Ngjarje e vërtetë: Jam ngopur me femrat (2)

  • E.K /
  • 02 August 2021 - 15:43
Ngjarje e vërtetë: Jam ngopur me femrat (2)

- Çfarë po flet ti, po ti i adhuron femrat. - Jo më, kështu ishte derisa kisha të holla, tash situata është paksa më ndryshe. Porsa të dëgjojnë "a ai arkitekti" secila prej tyre mendon në shtëpinë e vet të ëndrrave. Po edhe ti je vet, ngjashëm dhe i lumtur pas shkurorëzimit, sikurse unë, e kur kemi ndërtuar shtëpinë tënde, nuk kemi mundur se do të mund të ishte e përbashkët. Ne jemi njerëz të ngjashëm, të mençur e jo të irrituar. Rrugës, me ty mund të flas rreth filmit, mund t'i shikojmë së bashku. Kur të kemi pak kohë dhe qetësi, secili në vendin e vet mundet ta lexojë librin e tij të preferuar.

A mos kjo nuk është çuditshëm e thjeshtë? - E vërtetë, vetëm për filmin nga i cili një fjali ka nxitur krijimin e disa librave, që do të mund t'i shfletoja çdo mbrëmje - shtoi Vedati. - Ja e shikon për çfarë e kam fjalën. Jam lodhur nga jeta sipërfaqësore e të tjerëve. Me ty për kush e di të satën herë mund ta shikoj "Kumbarën" ose "Tre miqtë e luftës". - Dhe mund të grindemi rreth asaj nëse Scott Fitzgerald e ka thënë atë fjalinë e njohur, apo dikush tjetër ... - Kur të errësohet gjithmonë na nevojitet dikush … Për këtë po të flas. Çfarë më duhen femrat. E kam kuptuar se nuk jemi në të njëjtën valë ët gjatësisë. Për ty është krejt e njëjtë, nëse do të dal apo jo, kush do të më vërejë, e kush do të më kritikojë.

Nuk po e besoj se kaq keq e ke me femrat. - Gjithçka tashmë ta kam thënë, ato edhe më tutje dëshirojnë, e kur ta fitojnë atë që e kanë dashur, ato dëshirojnë edhe më shumë, edhe më shumë dhe asgjë nuk ka fund, kjo po më lodh mua. Ato le të bëjnë çfarë të duan. Nëse ajo është lesbike, ky është fati i saj, në rregull. Unë me të nuk kam gjë më. Zgjedhja e saj, zgjedhja ime, kjo është kjo. - Prej kur kështu? Ne i kemi vetëm pesëdhjetë e ty të ka humbur vullneti për jetën? - Kush po thotë se nuk kam vullnet? Kam edhe shumë bile, por çfarë jete dua unë. T'i kam treguar prioritetet. Arkitektura më intereson dhe dëshiroj të ndërtoj, të marrë pjesë në ndërtimet nga imagjinata, t'i lë diçka njerëzimit.

Do të isha i lumtur, nëse do të lë ndonjë shenjë për të ardhmen. Nuk jam për këto jetë të vogla, për plogështinë e njerëzve, apo edhe lumturitë. Kam provuar dhe e kam parë, nuk është kjo për mua. Dhe, jeta nuk është aq e thjeshtë ashtu si thuhet. Mua për mirë më përshtaten sfidat e mëdha. Të themi për këtë superkompleks në tokë, ku të hollat nuk kanë kufij, dhe do të ishte nder dhe kënaqësi për mua sikur të merrja pjesë. Ti edhe do të kesh sukses në këtë, jam i bindur. Mendimet dhe idetë tuaja nuk kanë kufij, e nuk je në gjendje të qetësohesh. Përndryshe, mua më vjen mirë kur ti je këtu, e di se ka më shumë dhoma se sa që më nevojiten, madje edhe nëse gjej një femër të re.

Është qesharake se si nuk na kupton rrethi. A ke dëgjuar se si disa fqinjë na thërrasin "ata dy arkitektët homo"? - Jo, por me të vërtetë kjo është qesharake - më duhej të buzëqeshja. - Ti më së miri e di se as mua nuk më ka mbetur çfarë flasin rrethi. Për ish-gruan time kjo kishte shumë rëndësi. Thuajse unë ia kam imponuar asaj se jam arkitekt, e më pas e ka kuptuar se si do të jetoj dhe përnjëherë i është bërë e rëndësishme se çfarë do të vesh dhe ku do të dal, kur do të dal nga shtëpia, çfarë pi dhe ku ushtroj. Thuajse kjo është e thjeshtë. - O, po, edhe Sanija jote po ashtu ishte. Por së paku ajo ka gjetur një të dashur, por kjo imja ka lajthitur fare.

E vetmja gjë që na ka mbetur e bukur nga kjo martesë është fëmija i bukur. Koka e vogël e mençur tashmë po vizaton shtëpi dhe ka perspektivë. Do të dëshiroja që të mos i ngjasojë nënës. - Mundohu rreth vajzës më shumë, sepse ia vlen. Sikur edhe unë të kisha fëmijë. Tashmë jam i vetëdijshëm se sa shumë më mungojnë fëmijët. E fajet i kam vetë, nuk e di si kisha kohë për të humbur. Madje, ajo më përzihej edhe ngjyrave të bluzave që do t'i vishja. Nëse përcaktohesha për një bluzë me ngjyrë vjollcë, ajo më thoshte se kjo ngjyrë nuk është e mirë, por duhet të përcaktohem për të gjelbrën. (vijon)

(Kosova Sot Online)