Ngjarje e vërtetë: Jam ngopur me femrat (4)

  • E.K /
  • 04 August 2021 - 15:51
Ngjarje e vërtetë: Jam ngopur me femrat (4)

Për herë të parë qëndrova vetëm një muaj. Tani do të kthehem një kohë të shkurtër në shtëpi, e më pas do të kthehem për të qëndruar dy muaj. Pas mbarimit të shkollës, vogëlushja erdhi që të na vizitonte. I tregova se ku kisha qenë dhe se si ajo duhet të vijë për ta parë atë vend: - Do të të çoj pasi që të rritesh paksa dhe atëherë më asgjë nuk do të të duket njësoj. Bëhet fjalë për diçka krejt të veçantë, një gjë që njeriun e shndërron në krijesë kreative. - E, te ne nuk do të ketë diçka të ngjashme, a? - Kam frikë se jo. Të paktën jo derisa të jem unë gjallë.

Pasi që do ta tregoj në kompjuter, do të kuptosh se Evropa është diçka tjetër. Por, tani për tani, ti mëso, kjo ka më shumë rëndësi. Ja, Vedati është duke përgatitur makarona. A e di se që të dy jemi mësuar të përgatisim gjella? Që të mos na duhet të dalim vazhdimisht. - Po, dhe çka ju duhet një kuzhinë kaq e madhe, nëse në të nuk përgatisni ushqim. - E, ta dish. Në Amerikë kanë kuzhina të mëdha në shtëpi edhe më të mëdha, e ato kuzhina duken si barnatore.

Aty kurrë nuk përgatitet ushqim. Amerikaneve iu pëlqen që të porosisin ushqime të gatshme, e shtëpinë të mos e bëjnë arabatë. E ruajnë ashtu të pastër, për mysafirët, por edhe për veten e tyre. - Nuk iu shkon ndërmend të pjekin as vezë, sikur mua. - Duket se po. - Unë këtë nuk do të doja. Nuk është e thënë të jesh i marrë pas përgatitjes së ushqimeve, por çdo gjë që ke, duhet ta përdorësh. - Pasi që mendon kështu, atëherë je në rrugë të mirë që të mos bëhesh materialiste boshe. - Për këtë shkak kuzhina jonë është vazhdimisht në funksion. Disa gjellë i përgatitë nëna, e të tjerat shoqja e saj.

Unë shpejt e shpejt përgatis diçka për vetveten. - Ashtu edhe duhet të jetë. Te ne Vedati është i organizuar për mish, peshq dhe proteina, e unë për salca, supa dhe të ngjashme. - Nëse jo para, atëherë pas maturës gjithsesi do të më marrësh me vete, baba. - Të premtoj. Darkuam që të tre dhe, e di se tingëllon keq, por mua m'u duk sikur të ishim një familje. Biseda, ushqimi i mirë, planet. Këtu, në shtëpi, në plan të parë është jeta e njeriut, e atje ajo ka një vlerë aq të vogël, por betoni dhe qelqi vlejnë me miliarda. A nuk është bota e çuditshme?

(Kosova Sot Online)