Roman dashurie: Si u dashurova në ty (22)

  • E.K /
  • 09 August 2021 - 15:43
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (22)

Dhe përsëri, lozja e tij në kitarë përsëri po dëgjohej shumë larg, e pos tingullit të kitarës, po dëgjohej edhe zëri i bukur i saj. Ajo po këndonte "Make You Feel My Love" nga Adele. Origjinali i këngës ishte i thjeshtë dhe i fuqishëm, sikurse zëri i pianos dhe i Adele-s. Kur Nell e këndon atë, ajo i dhuron një drejtim më ndryshe, disi e këndon në mënyrë të pikëlluar, thuajse të shtyn të vajtosh. Dhe ajo ma këndon mua. Që nuk i jep kuptim fundit tonë. Por, edhe më tutje, ajo më shikonte, derisa këndonte e unë po mund t'i shihja vitet me plot dhimbje dhe me faj në zërin e saj.

Ajo edhe më tutje e fajëson veten e saj. Unë gjithmonë e di se ashtu ishte dhe po shpresoja se koha do t'ia shëronte plagët e saj, por unë e shihja këtë, pa i folur asnjë fjalë të vetme, se edhe sot e kësaj dite ajo kishte një peshë të madhe mbi supe. Ka një errësirë në këtë vajzë tani. Unë pothuajse nuk dua të përfshihem. Do të më lëndonte. Unë e di këtë. Unë mund ta shoh këtë, po e ndiej se po vjen. Ajo kishte kaq shumë dhimbje, sa shumë lëndime në shpirtin e saj dhe ndoshta vetëm se do t'ia vështirësoj, nëse nuk kam kujdes. Unë nuk mund ta rregulloj këtë. E di edhe këtë. As që e kam ndërmend të provoj. Kam pasur shumë vajza që ishin lidhur me mua, duke menduar se mund të më përmirësonin. Unë po ashtu e di se nuk mund të rri shumë larg. Do të futem tek ajo në momentin e duhur. Jam i mirë në gjakosjen emocionale dhe fizike. E lashtë të këndonte.

Nuk i jam bashkuar, vetëm se ia lejova momentin, që ta gëzojë momentin. Turma e grumbulluar fishkëllente, hidhnin dollarë në dollapin hapur të kitarës. Tani ai pret, shikon. Radha ime. E di se këngën time duhet ta zgjedh me kujdes. Jemi duke formuar një dialog këtu, këtu. Po bisedojmë rreth muzikës, një diskutim me akordet e kitarës dhe titujt e këngëve. Po mendoja dhe më pas më erdhi radha mua. Zgjodha këngën "Can't Break Her Fall" nga Matt Kearney. Më flet mua dhe është unike, këngë që njerëzit do ta kujtonin. Dhe e dija se do të më dëgjonte, atë se çfarë do ta them se çfarë nuk do ta them. Vargjet tregonin diçka të fortë dhe papritmas e shikoj atë duke pëshpëritur vargjet. Ajo më dëgjonte me kujdes. Dhëmbët e saj kafshuan buzët. Oh po.

Ajo më ka dëgjuar. E vërejta derisa po rregullonte kitarën e saj dhe po ecte me të shpejtë duke u larguar prej meje. E lashë ta përfundonte këngën e saj, edhe dy akorde më shumë, e kur mbylli kapakun e kitarës dhe u nis, unë u nisa pas saj. Rreth rrugës "Yellow Cabs", në zhurmën e qytetit e më pas në nënkalim për në stacion të trenit. Ajo nxori kartelën që t'i hapej pengesa që të shkonte tutje, por kjo nuk ndodhi. Njerëzit po grumbulloheshin prapa nesh, por, unë isha disa centimetra larg saj. Ajo ndaloi, ndaloi së munduari dhe mori frymë thellë. Në atë moment shkova pas saj, me kartelën time përmes portës. I thashë të ma lejonte t'ia marr kitarën nga dora dhe e vendosa në krahun tim. Shuplaka e dorës sime rrëshqiti mbi shpinën e saj, duke e pritur veturën që të vinte.

(Kosova Sot Online)