Roman dashurie: Si u dashurova në ty (25)

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 15:46
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (25)

Unë ngrita supet, e vendosa kokën time nga anash. "Një lloj, por jo me të vërtetë". "Atëherë, çfarë mendon rreth asaj që po bisedonim"? "Ne"? Ajo mbeti paksa më pas, e drodhi kokën nga anash dhe me shuplakën e dorës largoi flokët nga fytyra, duke i vendosur krejt në anën tjetër. "Nuk ka "ne". Nuk ka pasur kurrë dhe as që do të ketë kurrë". Unë nuk iu përgjigja kësaj, sepse ajo kishte të drejtë. Por, kaq gabim. Do të ketë një "ne". Ajo vetëm se nuk e kishte parë ende. Ajo do t'i rezistojë, sepse është gabim në shumë mënyra. Unë jam i vëllai i të dashurit të saj të vdekur. Dhe ajo nuk di gjë për mua. Unë nuk jam i mirë për të dhe nuk duhet ta inkurajoj që të pijë alkool.

Unë e kuptoj gjendjen e saj. Por, edhe më tutje, ajo është vetëm njëzetvjeçare, që për të është shumë moshë e re për të pirë alkool, drejt e nga shishja, pa e përzier me diçka. Ajo përfundon duke rregulluar flokët dhe i dridhi flokët, duke i rregulluar me gishtërinjtë e saj. "Duhet të shkosh" më tha ajo, duke u zhdukur në dhomën e saj të gjumit. E dëgjova, derisa po shtrihej, dhe më tha se "më duhet të mësoj". Unë jam një idiot pa fije turpi. Unë e di këtë, sepse vetëm një idiot si unë pa fije turpi do të sillej rreth dhomës së saj. Çfarë të bëj. Ajo është në një palë të brendshme, me pika të zeza. Duke u ballafaquar larg me veten, ajo dukej e përsosur në të brendshmet e saj. Oh Zot, oh Zot. Ajo po e ndien praninë time, po shkund qafën në drejtim timin. "Epo, unë jam një idiot". "A duhet t'i ofrojmë dyert". "Unë të kam thënë të shkosh". Ajo afrohet, merr një palë xhinse dhe i vesh ato.

Ta shikosh një vajzë teksa vishet është ngjashëm bukuri sikur ta shikosh teksa zhvishet. "Por, nuk e kam ditur, dhe ti e di këtë". "Unë nuk e kam ditur se dëshiron të më shikosh, ti pervers i dreqit". Unë i buzëqesha, buzëqesha dhe i thashë. "Unë nuk jam pervers si më thua ti. Unë vetëm se e vlerësoj artin". Ajo buzëqeshi me kënaqësi. "Butë, Colton. Shumë butë". Unë i qesha. Askush nuk më quan Colton. Askush. Unë jam Colt. "Nuk ishte një linjë kjo, Nell. Ishte e vërteta". Unë ia ktheva buzëqeshjen, duke qëndruar përballë saj. Ajo tensionohet, duke e shtrënguar bluzën e saj me pika të bardha. 'Çfarë po bën'? Unë nuk i përgjigjem. Po vazhdoj të shkoj drejt saj, hap pas hapi. Unë ndihesha sikurse një grabitqar, një luan që po rrethonte prenë e tij. Sytë e saj u rritën pak.

Edhe fytyra e saj disi u zbeh, duart e saj po shtrëngonin bluzën, gjinjtë e saj po fryheshin, derisa po merrte frymë thellë. Zot, sa e bukur që ishte. Sikurse thashë, sa idiot që jam. Ajo ishte brenda dhomës, që ishte e vogël. Mezi kishte hapësirë për shtratin dhe dollapin. Jam vetëm disa centimetra prej saj përsëri dhe po mund t'ia shihja gjinjtë e saj. Sytë e saj dhe sytë e mi u takuan së bashku në shikime, emocionet e mia po vlonin, e unë isha pas saj. Duart e mia ishin shumë afër shpinës së saj, pranë sytjenave kisha duart e mia. Unë isha kaq afër tani. Gjoksi i saj po prekte gjoksin tim, dora ime po ia prekte kraharorin dhe te veshtë. Sytë e saj u mbyllën ngadalë, duke e thyer kontaktin dhe e ndjeva frymën e saj. Ajo më pas kokën e saj e pushoi në shuplakën time të dorës. (Vijon)

(Kosova Sot Online)