“Partneri im zgjat pesë orë në shtrat”- 62-vjeçarja flet për jetën personale: Pas disa lëndimeve në trup, ia kam ndaluar të…

  • G.G /
  • 14 August 2021 - 10:43
“Partneri im zgjat pesë orë në shtrat”- 62-vjeçarja flet për jetën personale: Pas disa lëndimeve në trup, ia kam ndaluar të…

Sian Davies ka rrëfyer për “The Sun” se si partneri i saj mund të zgjasë deri në pesë orë në shtrat, por kjo po i shkakton probleme të tjera shëndetësore. 62-vjeçarja është nënë e pesë fëmijëve, si dhe gjyshe me gjashtë nipër e mbesa.

Partneri i saj 63-vjeçar, David Jones, u takua me të në vitin 2016, një vit pasi të dy kishin humbur partnerët e tyre të mëparshëm nga kanceri. Dy muaj më vonë, ata nisën të dilnin në takime romantike, por kur gjëratf filluan të bëheshin intime, ajo përjetoi një “shok”.

“Vitin e parë, seksi zgjaste deri ën pesë orë. Herët e para zgjaste pothuajse gjithë ditën, ndërsa më pas kisha nevojë për pushim. Nuk e kisha provuar këtë me asnjë burrë më parë. Gjithmonë shkonim vonë nëpër takime, dhe meqë nuk mund t’i tregoja njeriu arsyen e vërtetë, u thoja se kisha harruar,”- tha Sian.

Më pas ajo shtoi: “Është si një maratonë, për të qenë e sinqertë. Kam probleme me njërin nga gjunjtë. Gjithashtu më dhembin ijet. Kam një dhimbje të vazhdueshme në dorën e djathtë, por më vjen shumë turp që këto t’ia tregoj dikujt”.

Në virtin 2017, Sian shiti shtëpinë e saj dhe u zhvendos në një banesë pranë shtëpisë së David.  Pas pesë vitesh bashkë, gjatë së cilëve në të shumtën e kohës kanë bërë seks bashkë, Sian mendon t’i thotë David se nuk e përballon dot më gjithë këtë.

“Ne po plakemi, prandaj më duhet të jem e kujdesshme. Nuk dua që problemet e mia shëndetësore të përkeqësohen. Ai është një partner shumë i dashur dhe i përkujdesshëm, prandaj nuk mund të ankohem shumë. Nëse i thëm ‘jo më’, ai ndalon. Tashmë ia kam ndaluar të bëjmë seks më shumë se një orë”, rrëfeu Sian.

(Kosova Sot Online)