Roman dashurie: Si u dashurova në ty (29)

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 15:43
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (29)

Kelly u shtir se i ra të fikët, më pas më thithi në dorë, madje shumë. Mjaftueshëm sa për të më lënë shenjë. "Mbylle dhe luaj një këngë, idiot". Ajo po krekosej më tej, dhe unë nuk e kisha problem ta shikoja. Ndoshta nuk do të bëjmë dashuri më, por nuk mund të them se nuk po më pëlqente ajo që po shikoja. Përnjëherë pas atij mendimi, kam ndjerë një ndjenjë të vogël të fajit. Po e shikoj fytyrën e Nell-it në mendjen time, thuajse e posedon besnikërinë e saj. Që në fakt nuk e posedoja. Por, unë nuk mundem t'i dridhi mendimet. Kështu që luaj në kitarë dhe po këndoj, për të harruar Nell-in dhe Ogre dhe Kelly dhe telashet e kujtimet për grindjet e vjetra. Po endem rrugëve shumicën e kohës.

Gjithmonë kam bërë kështu. Kur isha i zemëruar, isha një 17-vjeçar i humbur, pa shtëpi, duke u endur nëpër rrugët e Harlem-it, kjo ishte e tëra që unë bëja. Unë nuk e kisha idenë se si jetohej në rrugë, kështu që ecja tutje, që të rrija larg telasheve, që të mbetem i ngrohtë, t'i kem mendtë në kokë. E më pas kur e kam takuar TShawn-in dhe Split-in, dhe djemtë, rrugët u bënë pjesë jona, kthesa jonë, terreni jonë. Kështu ecja rrugëve duke bërë biznes. Tani, eci rrugëve sepse jam mësuar kështu, është më komfor. Kur më duhet të mendoj për këtë, unë eci, e futi kitarën në kapakun e butë dhe eci tutje me të në krah. Mund të filloj në apartamentin tim sipër dyqanit në "Queens" dhe të përfundoj në Harlem ose Astoria ose Menheten.

Eci për katër orë rresht, nuk kam "iPod",nuk kam drejtim, vetëm kilometër pas kilometri, nëpër trotuaret me njerëz dhe me zhurmë, duke shikuar rrokaqiejt dhe blloqet me apartamente dhe miqtë e vjetër që ende thithin dhe grinden dhe rrihen me të tjerët. Miqtë e vjetër, armiqtë e vjetër, njerëzit me të cilët nuk lidhem tani. Por, ata më lënë rehat, mik ose armik, dhe më lejojnë të eci. Është ora dy e mëngjesit. Jam i matur, shumicën kohës ashtu jam, dhe nuk kam ku të shkoj, dhe po eci. Nuk jam i gatshëm për të ftohtit, për një apartament të qetë, jo i gatshëm për ta përfunduar bllokun e madh. Po tentoj ta bind veten time se duhet ta harroj Nell-in. Kjo është ajo që kam bërë në dy vitet e fundit, vetëm se tani është më e vështirë, sepse kam kujtime të freskëta për të. Kujtimet e freskëta të bukurisë joshëse, të shamponit dhe bluzës së saj. Kështu, nuk jam aspak i befasuar kur shikoj veten time t'i afrohem ndërtesës në Tribeka.

Dera në ndërtesë nuk është e mbyllur. Për një arsye, nuk më intereson, po shtyj lart, dhe e dëgjoj një zë së pari. "Dan, po shkoj brenda. Vetëm. Jam i lodhur". Zëri i saj është i ulët, por i dëgjueshëm. "Eja shpirt. Eja dhe shiko një film me mua". Ajo psherëtin me tërbim. "Nuk jam budallaqe, e di. Unë e di se çfarë dëshiron ti. Dhe, përgjigjja është jo. Kjo nuk ka ndryshuar". "Çfarë mund të bëj që të bind"? "Ji dikush tjetër"? Zëri i saj është i hollë dhe kafshues. (Vijon)

(Kosova Sot Online)