30-vjeçarja tregon se si të gjithë meshkujt e braktisin sepse… Ja çfarë i ndodh në dhomën e gjumit

  • 03 September 2021 - 10:27
30-vjeçarja tregon se si të gjithë meshkujt e braktisin sepse… Ja çfarë i ndodh në dhomën e gjumit

Një 30-vjeçare ka treguar për “Dear Deidre” të “The Sun” se i vjen shumë turp që të veprojë kur kryen marrëdhënie seksuale me të dashurin. Për këtë arsye, ajo ka shkatërruar shumë lidhje dhe sërish ka mbetur vetëm, pasi edhe partneri i fundit vendosi që të ndahej nga ajo.

Ja rrëfimi i plotë:

“Lidhja ime mori fund sepse jam shumë e turpshme në shtrat. I dashuri im i fundit tha se kur flinte me mua ishte si të flinte me një virgjëreshë. Nuk është hera e parë që më ndodh kjo gjë. Dy burra të tjerë më kanë lënë sepse nuk jam e mirë në dhomën e gjumit.

Unë jam 30 vjeç dhe kam fjetur me disa djem, por gjithmonë ka qenë e vështirë. Më pëlqen seksi, por kurrë nuk kam besim për ta nxitur atë dhe më duket diçka e turpshme.

Kur një djalë më prek, e di që ai pret që unë të bëj të njëjtën gjë. Por nuk e di si. Unë përfundoj duke qëndruar shtrirë dhe pa lëvizur.

Përfundimisht, meshkujt mërziten dhe largohen nga unë.”

“Dear Deidre” thotë:

“Nëse prindërit tuaj nuk e kanë shfaqur dashurinë ndaj njëri-tjetrit ose ju kanë bërë të mendoni se seksi është diçka e keqe apo e turpshme, atëherë kjo mund të ketë ndikuar tek ju.

Seksi i mrekullueshëm vjen nga një marrëdhënie dashurie ku të dy i konsideroni nevojat e njëri-tjetrit dhe keni një komunikim të mirë.

Ish-partnerët tuaj prisnin që ju të performonit në shtrat, në vend që t’ju ndihmonin të shpreheshit. Kjo është arsyeja pse kanë vendosur të heqin dorë nga lidhja.”

(Kosova Sot Online)