Roman dashurie: Si u dashurova në ty (59)

  • G.G /
  • 16 September 2021 - 13:05
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (59)

Ai lejon që presioni të largohej dhe ngre peshqirin lart. Gjaku depërton ngadalë. Më ka ngritur dhe po më mbante, ndërsa që ijët e mia mbështeten në gjoksin e tij. Ai më vendosi në shtrat, më pastron, vjen me një fashë më pas, një shirit ngjitës mjekësor dhe një "Neosporin". "Me siguri se duhet pasur penj", thotë ai, duke e mbajtur një fashë, derisa po e vendoste sipër të prerës dhe po e lidhte përreth dorës sime. "Por, e di se nuk do të kesh penj.

Pra, gjithë kjo që kam tani do të ndihmojë". "Si e di se nuk do të më ndihmojë", e pyeta. "A e di"? "Ta hajë dreqi. Por, si do ta dije"? Unë po e shikoja atë derisa më lidhe dorën. "Kjo është një pyetje, që do ta shtronin psikologët. Më e keqja nga e gjithë kjo, ata do të lajmëronin prindërit". Ai vendosi dy gishtërinjtë e tij në mjekrën time, dhe gishtin e madh në nofull. "Kjo edhe do të ndodhë ty nëse e bën përsëri të njëjtën gjë. Unë personalisht do të jam ai që do t'i lajmëroj prindërit e tu, sikurse që do të duhej ta bëja edhe kësaj here, por se kësaj here nuk do t'i lajmëroj".

"Pse jo", i pëshpërita. "Sepse gjithçka ata d ta kuptonin gabimisht. Nuk është si pasojë e vëmendjes apo atyre marrëzirave psikologjike". Me ballin e tij ai preku ballin tim. "Sepse, unë mundem të ndihmoj, nëse me lejon. Mund t'i kalojmë këto së bashku". Ne? Ta hajë dreqi. Ta hajë dreqi. Sytë e mi ishin tek sytë e tij. Instinkti im është të shkaktojë dhimbje, që t'i ndalojë lotët. Colton-i e di këtë tashmë, më përqafon dhe më kap pranë vetes së tij, në gjoksin e tij. Ai është i vendosur ta bëjë këtë, që të më përkrahë dhe të më dashurojë. Që është ajo që gjithmonë edhe ia kam pasur frikën, por se dua kaq shumë. Ai nuk më lë të fshihem apo të shtirem, sepse ai i di të gjitha këto.

"Lëre…të…kalojë" më pëshpëriti, derisa zëri i tij m'i flladiti flokët. "Jo. Jo". "Duhet ta bësh. Nuk mund ta nxjerrësh me gjak. Nuk mund të vazhdosh me shtirje, duke u dehur". "Kjo po më dhemb kaq shumë Colton…" fjalët thuajse janë humbur diku në det, derisa trupi im po kërkon frymëmarrje. "Dua që ai të më kthehet! Nuk dua më ta shikoj të vdes". Unë strukem derisa ai më mban. Unë mbledh veten time dhe lejoj që fjalët të dalin prej meje. "Po e shikoj përsëri e përsëri. Sa herë që i mbyll sytë e mi, e shoh derisa po vdes. E di se nuk ishte faji im". "Ai ka shkuar. Duhet ta pranosh".

"E di. Por vetëm se po dhemb kjo". Tani vjen kjo pjesa më e rëndë. "Po e vërej veten time duke e harruar atë. Po e shoh derisa po vdes, por se ia kam harruar aromën. Si ndiheshin duart e tij derisa më mbante. Si ndiheshim kur bëja seks me të. Nuk po më kujtohet më. Dhe madje habitem nëse e kam dashur ndonjëherë. Si ndihesha derisa putheshim. Nuk po më kujtohet. (Vijon)

(Kosova Sot Online)