Roman dashurie: Si u dashurova në ty (60)

  • G.G /
  • 17 shtator 2021 - 13:42
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (60)

"Kur më bëje që të "vija", kuptova se kurrë nuk kisha përjetuar më parë ndjenja të tilla. As gjatë kohës sa isha me Kylein, gjatë dy vjetëve sa ishim së bashku". Një bërtitje e dhembjes së pafuqishme dhe të zemërimit vetëurryes më del nga fyti; Colton më ndrydh edhe më shumë, por më lë që të bërtas. Nuk më shukatë, e as nuk më thotë se është OK. "E kam harruar atë, Colton! Bile, as që e kam dashur ndonjëherë dhe, ai tani ka ikur! Dhe, unë kurrë nuk do të mund ta kthej më dhe kurrë nuk do të jem në rregull!" "Duke harruar, mendja jote të ndihmon që të të shërohet dhembja.

Të ndihmon që të shkosh përpara. Ti e ke dashur atë, Nell. Ai ishte jarani yt i parë, shoku yt më i mirë dhe ju dy ishit të pandarë që nga lindja. Po, ti e deshe atë. Po, ai ka ikur dhe kjo është gjëja që më së shumti dhemb. U ndatë tepër herët, ishte tepër herët për të gjithë ne. Por, të duhet që të jesh OK. Duhet ta lësh veten të shërohesh dhe të shkosh përpara. Ti ke ngelë në momentin e vdekjes së tij. Ke ngelur në një rreth pa dalje. Duhet ta thyesh atë rreth".

"Nuk di si". "Me ndjenja, me pikëllim. Leje veten ta ndiesh tërë atë zemërim për shkak se "ta morën Kyle-in" tepër herët. Ndjeje dhembjen për të. Ndjeje humbjen e tij. Mos e blloko këtë, mos i blloko ndjenjat. Vetëm rri dhe lëre dhembjen që të të lëndojë. Më pas, ngrihu dhe vazhdo përpara. Hap pas hapi. Zgjohu dhe mos hezito që, herë pas here, të qash përsëri. Kjo nuk do të bëjë që të jesh menjëherë OK, por do të ta mundësojë që të jetosh dhe që, një ditë, të jesh OK". "Kështu si po thua ti, duket punë e lehtë". "Jo, jo! Nuk është aspak e lehtë. Është gjëja më e vështirë që ekziston.

Por, është rruga e vetme. Kjo që po e bën ti, një ditë do të të vrasë". Derisa ai i thotë këto fjalë, më duket se niset nga përvoja personale. "Ti e ke bërë këtë"?, e pyes. I ofshan. "Po. Më shumë se një herë". "Për Kyle-in?" "Edhe për atë". "E, për kë tjetër?" Ai ofshan sërish, me një frymëmarrje të gjatë, të frustruar. "Për miqtë dhe... për një vajzë të cilën e kam dashur". "Më trego". "Dreq! Me të vërtetë? Tani dëshiron ta dëgjosh këtë"? Unë pohoj me kokë, e ai ofshan. "Mirë. Rasti i parë ishte për njërin prej shokëve më të mirë që kisha, ishte shoku im dhe i Splitit, T-Shawn. Split ishte rritur me të. T-Shawn dhe Split filluan "Five-One Bishops" së bashku. Në fushën e basketbollit kishte ardhur deri te një rrahje.

Në fillim me zinxhirë, me ndonjë hu gardhi, e më pas dikush kishte nxjerrë një thikë. Ai e shpoi mikun tonë në qafë. Filloi që të derdhte gjak në duart e mia. Shumë shpejt edhe vdiq. Më pas unë e vrava kopilin, vrasësin e tij. E godita me kokë për toke, derisa ia pashë trutë duke i dalë. T-Shawn ishte djalë i mirë, një mik i mirë, por që e pati fatin e keq të lindte në një geto. Nuk është se mund të bësh kushedi çka. Por, ajo që mund të bësh, është që të vazhdosh të marrësh frymë.

Nuk është se kjo paraqet farë zgjidhjeje, është thjesht, jetë. T-Shawn ishte njeri i mençur. Mund të kishte studiuar, të kishte shkruar ndonjë libër, të bëhej dikush. Vetëm sikur t'i jepej mundësia, e cila nuk iu dha. Tani ai është i vdekur". "Më vjen keq". "Më pas vdiq një shok tjetër, Lil Shady. Në fillim nuk ishim miq. E dashura e tij se çka ndiente për mua, gjë që nuk i pëlqente atij. Kurrë nuk bëra gjë me të, por ai më urrente për këtë shkak. Më vonë e tejkaluam këtë mosmarrëveshje, duke ia mbrojtur shpinën njëri-tjetrit në ditë të vështira. Shady-n e goditën fort në kokë, por nuk pash se kush. (vijon)

(Kosova Sot Online)