Ngjarje e vërtetë: Sekreti që nëna ime e mori në varr (2)

  • E.K /
  • 19 September 2021 - 17:12
Ngjarje e vërtetë: Sekreti që nëna ime e mori në varr (2)

Po shikoja lulet: plot me ngjyra të ndryshme, të cilat po përbënin një kontrast në pllakën e bardhë dhe po më ngjasonte në pikat e gjakut. - Dikush që e kishte dashuruar - po merrja një përfundim unë me veten time, e shqetësuar. Kush është, por bashkëshortit dhe vajzës, e kishte dashur nënën aq shumë që i kishte sjellë lule? - Ndoshta ndonjë dashnor i fshehtë - po hamendësonte motra ime. - Mos fol marrëzira, nëna e ka dashuruar vetëm babin tonë dhe kurrë nuk do ta tradhtonte. Ajo ishte zemëruar, thuajse vetëm sa e ka zemëruar toni im i zërit. - Blerina, unë vetëm po bëja shaka. Po, pikërisht. Edhe tradhtia bashkëshortore e Limanit ishte një shaka e tmerrshme.

Ja pse nuk dëshiroja të ketë humor në këtë temë. Por, Leonora këtë nuk po mund ta dinte, e as unë nuk do ta dija sikur ai vetë të mos ma kishte pranuar. Unë vetvetiu kurrë në jetën time nuk do të mund ta kuptoja se ai më kishte tradhtuar, dhe këtu më shumë bëhej fjalë për pa interesimin tim se sa për naivitetin tim. Jo vetëm ndaj Limanit, por edhe ndaj jetës në përgjithësi. Po e shikoja fotografitë e nënës në pllakën mbi varr. Gjithë fati që nëna ime, martesa e përsosur e së cilës me babin tonë kishte zgjatur për tridhjetë vjet, nuk mund të ishte dëshmitar i martesës sime të dështuar.

Falë Zotit që nuk kishim fëmijë, që ata ta vuajnë barrën dhe të vuajnë shkaku i ndarjes sonë. Në fakt, martesa jonë ishte futur në krizë atëherë kur e kam zbuluar se unë nuk mund të lindja fëmijë. Pas një viti të pasuksesshëm që unë dhe Limani kemi provuar që të kemi fëmijë, hulumtimet dhe kontrollet që unë kisha bërë kanë vërtetuar shterpësinë time. Nuk kishte mjaftuar fakti se unë isha fëmija më i adhuruar, por se tani unë nuk po mund të bëhesha nënë, që për mua përbënte një humbje të madhe personale në jetë. - Mund ta adoptojmë një fëmijë, Blerina - po provonte të më ngushëllonte bashkëshorti im, duke mos e kuptuar se problemi nuk ishte te fëmija, por te unë.

Unë mund ta pranoja një fëmijë të adoptuar sikur të ishte fëmija im, por kurrë nuk do të ndaloja t'ia hedh vetes sime. Duke mos pasur sukses që të bëhem nënë, kam ndaluar të ndihesha një femër dhe se po e konsideroja veten time si jo komplete dhe jo të denjë në rolin e bashkëshortes. Jam mbyllur brenda vetes sime, duke e lënë Limanin në anën tjetër të derës, duke e refuzuar secilën kërkesë të tij që ne të dy të jemi më të afërt me njëri tjetrin. Nuk po mund ta duroja prekjen e tij, ngase unë nuk po mund të pajtohesha me faktin se nga dashuria jonë kurrë nuk do të lind një foshnjë, një fëmijë si fryt i kësaj dashurie. Mu për këtë arsye, Limani ngushëllimin e kishte kërkuar në një adresë tjetër.

Kjo kishte të bënte me vetëm një aventurë për një natë, por kjo kishte mjaftuar që ta sjell në pikëpyetje martesën tonë të gjatë. - Më vjen keq Blerina, kjo nuk kishte nevojë të ndodhte, por ti je larguar krejtësisht prej meje - u arsyetua - e ajo u gjend aty pranë meje, e gatshme për të më bërë shoqëri. - Më ke tradhtuar dhe tani dëshiron të më bindësh se fajtori për këtë jam unë - u zemërova në të dhe në veten time duke e ditur se kjo ishte e vërtetë. Duke e larguar nga vetja ime, e kam shtyrë në përqafimin e dikujt tjetër. - Por, kur tashmë kjo kishte ndodhur, ke mundur t'ia bësh një fëmijë, të cilin po e dëshiron aq shumë - shtova edhe këtë fjali me në ironi të thellë dhe të hidhur.

Nuk do të duhej dhe nuk do të kisha të drejtë edhe sikur të kishte gjetur një grua tjetër, nënën e fëmijëve të tij. Por, unë përsëri nuk dëshiroja t'ia pranoja. Që të dy kemi qenë fajtorë: unë sepse vetë e kam larguar nga vetja ime,e ai sepse më kishte tradhtuar. - Blerina, unë mundem ta paramendoj jetën pa fëmijë, por jo edhe pa ty - m'u përgjigj. Unë në fakt nuk po e dija çfarë po dëshiroja e këshillë mund të kërkoja vetëm nga një person që gjithmonë dhe më së miri më kishte këshilluar. - Çfarë të bëj nënë - në qetësi po e formuloja pyetjen, por zëri i ngjizur i Leonorës më tërhiqte që ta dëgjoj përgjigjen eventuale. Kam ardhur në përfundim se më së miri është që përsëri e vetme të vij te varri i nënës sime. Unë isha e bindur se nëna ime, në njëfarë mënyre do të me jepte një shenjë, por me Leonorën në afërsi ishte e pamundur ta njohësh. Para se të kemi shkuar, i kam mbledhur tulipanët që i ishin grumbulluar në varr. (vijon)   

(Kosova Sot Online)