Roman dashurie: Si u dashurova në ty (71)

  • E.K /
  • 28 September 2021 - 15:50
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (71)

"Lëre, Nell". Më thotë Colton dhe tani gjendem ballë për ballë me të. Mund ta hetoj dëshirën e tij të madhe. "Mos bëj shaka me mua. Ti je seksi dhe unë të dua. Kaq"! Unë e bëj një fytyrë naive para tij. "Nuk jam duke bërë naze, Colton" I afrohem dhe i pëshpëriti në vesh me një zë të butë: "Kam epshe tepër të forta". Ndihem paksa qesharake me fjalët që i thashë, por ashtu u ndjeva e ashtu edhe thash. Colton nuk qeshi, sikur që kisha menduar se do të bënte. "Dreq, Nell. Ti je duke e testuar seriozisht kontrollin tim. Mos më detyro, se të puth këtu, në tren". Përsëri e bëj një fytyrë naive, të pafajshme.

"Nuk do të më dëgjosh duke u ankuar" dhe e kafshoj buzën. Nofullat e tij shtrëngohen dhe të dy duart e tij lidhen rreth belit tim, për t'u lëshuar më pas në vithe. Fundi im i gjatë deri në fund të këmbëve është i hollë, kështu që i ndiej të gjitha prekjet e tij derisa më shtrëngon fort me duart e tij. Buzët e tij bashkohen me ato të miat, me ashpërsi dhe fuqi dhe dhëmbët e tij e kafshojnë buzën time të poshtme. Gjuha e tij depërton midis dhëmbëve të mi. Mjafton kjo që unë të ndizem dhe t'ia kthej puthjet. Por, puthja nuk është fjala e duhur. Kjo që bëjmë ne, është… seks. Seks me gojë. Është primitive, e ashpër, e uritur. "Shkoni diku, dreqi ta hajë. Shkoni në ndonjë hotel", na tha një zë femre nga prapa nesh. Treni ndalet dhe dora e Coltonit gjendet në qafë, duke më shtyrë përpara.

Ngjitemi shkallëve përpjetë, duke dalë në rrugë, derisa dora e tij më afron gjithnjë e më afër trupit të tij. Ai mezi pret që të më dërgojë në dyqanin e tij të errët, e rrugës për atje, unë ndiej djersën e tij, erën e cigareve dhe të grasos. Këto janë aromat e Coltonit, të cilat kur kombinohen japin një aromë tepër të këndshme, më të këndshme sesa çdo parfum që ekziston. Duke shkuar shkallëve lart, ai fillon që të eksplorojë dhe të më prekë gjithandej trupit, sikur i verbëri kur kërkon diçka me dorë. E ndien urinë e tij, kjo uri më depërton në të gjitha poret e lëkurës. Kam nevojë për trupin e tij, për duart, gojën, buzët. Kam nevojë që t'ia preki flokët me duar, që t'ia preki muskujt, lëkurën si mëndafsh, buzët e njoma dhe kjo më nevojitet tani. Jam lagur e tëra dhe kam filluar që të dridhem. Për fat të mirë përfundimisht arrijmë deri te dera, të cilën Colton e hapë shpejt e shpejt. Përfundimisht gjendemi në vendin ku duam të jemi. I mbështjellë këmbët rreth belit të tij, ia kap fytyrën me duar dhe filloj që ta puthi si e marrë. (Vijon)

(Kosova Sot Online)