Roman dashurie: Si u dashurova në ty (70)

  • E.K /
  • 27 September 2021 - 15:49
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (70)

Ai ma lëshon dorën, derisa e vendos poshtë belit tim, duke mu ofruar edhe më afër. Shuplakat e tij të dorës u mbështetën në ijët e mija, dhe papritmas vetura shkon tutje. Prekja e tij ishte zjarr, duke ndezur shtresat e rrobave që ishin midis nesh, midis lëkurës së tij dhe lëkurës time. Pothuajse lëkurën e tij po e ndjeja në timen, mish për mish, flakë për flakë. Po vallëzonim për kohë të gjatë dhe kisha afërsi të madhe me të. Kam nevojë për më shumë. Nuk e di pse ai po mban distancë midis neve, por se unë kam mbaruar me këtë. Po luanim bashkë, duke u ngadalësuar me puthjet kur ai bën, duke mos bërë presion. Së fundmi puthjet ishin platonike, prekje të shpeshta të buzëve tona.

Tani, trupi im po këndonte nga afërsia e tij, mendja dhe zemra ime po e ndjente atë, e tëra që mund të mendoja, e tëra që mund të ndjeja për të, dhe ai ishte dëshira ime. Gishtat e tij po depërtonin më thellë në mishin tim, në ijë, dhe sytë e tij ishin të ndezur në sytë e mi, një flakë ngjyrë e kaltër po vezullonte. E dija se edhe ai po e ndjente të njëjtën gjë. E kafshova buzën, duke e ditur se çfarë i bën kjo atij. Sytë e tij po mbylleshin derisa gjoksi po i djersitej, gishtat e tij po shtrëngoheshin edhe më tepër te unë, madje po ndeja dhimbje, të lumturisë. "Po vjen përsëri" më thotë ai. A është urdhër ky, jo pyetje. Unë nisem, kurrë duke mos ia hequr sytë atij. "Po afrohem", po afrohem duke kafshuar buzët. "Mos u mbaj nga prapa sonte"? Po e dëgjoj frymën e tij. "A je i sigurt"? Zëri i tij i=si një vetëtimë erdhi në gjoksin tim.

"Zot po". Kam nevojë që ai ta kuptojë. "Të lutem". Ai qesh, por se nuk ishte një e qeshur me humor. Ishte një buzëqeshje prej grabitqari, përplot me premtime erotike. "Nelly-shpirt…nuk ke nevojë të përgjërohesh". U skuq si me turp. "Po lutem e përgjërohem. Më ke lënë të pres për kaq shumë kohë. Dhe, kam nevojë për këtë". Sytë e tij ishin kaq të ndezur sa më ma ndal frymën. "Të kam dhënë hapësirë dhe kohë. Nuk kam menduar se je e gatshme. Nuk isha vetja ime". "E kuptova këtë, dhe e vlerësoj. Por tani po them…nuk ka më hapësirë. Nuk ka më kohë". Duart e tij po rrëshqasin më shumë, por se tani pothuajse më kapi për prapanicë. "Unë vetëm dua të jesh e sigurt. Pa pyetje, mos hezito.

Dua të jetë si duhet". Ballin tim po e vendos në krahun e tij, më pas ma ngre fytyrën lart drejt tij. "Jam gati, kaq shumë gati. Me frikë, po. Por gati". Ai qesh përsëri. "Ti mendon se je gati. Nuk je". Zëri i tij më plasi. "Por, do të jesh shpirt. Do të siguroj për këtë". E drejtoj shpinën derisa gjoksin tim e drejtoj drejt tij, morra frymë thellë. Ishim në një rrugë anësore të rrethuar me njerëz, por se ata e dinin se nuk më plaste për ta. Isha kapur për nevojat e mia, duke u ndezur nga zjarri i dëshirës. Sensi im ishte zhdukur, ndërsa që po ndizesha fare. (Vijon)

(Kosova Sot Online)