Roman dashurie: Si u dashurova në ty (78)

  • E.K /
  • 06 October 2021 - 15:46
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (78)

"Në rregull, e kam shkruar këtë këngën më të re", thotë ai. "Është një Colt origjinal. Të gjithë duan ta dëgjojnë". Unë i bërtas "po". Në mikrofon dhe më pas largohem dhe duartrokas me të gjithë. Ai buzëqesh me mua, pasi që e di se dëshiroj ta dëgjoj. "Atëherë do ta këndoj pra". Ai merr frymë thellë dhe e lë frymën të dalë jashtë. "Pra, po. Kjo këngë quhet "Rënia në dashuri me Ty" dhe është për Nell-in, këtu.

Është një lloj këngë dashurie, por mos ia thoni askujt. Mbi gjithçka, unë kam një reputacion aspak të mirë."E gjithë turma po qeshte dhe po brohoriste, duke e inkurajuar atë". Ai e fillon melodinë në kitarën e tij, një melodi goxha e komplikuar. Edhe zëri është më kompleks, tani, por e njoh nga ajo që e kisha dëgjuar herë më parë në kulm. Më pas fillon të këndojë dhe sytë e tij ishin të përqendruar te unë, vetëm te unë.

Ka shumë gjasa që para tij të ishte një turmë prej njëqind vetave, apo ndoshta edhe më shumë, por ishim krejt vetëm, vetëm unë dhe ai. "E gjithë jeta më duket, Sikur po bija, Bija, Mezi po e mbaja kokën lart mbi ujë. Dhe më pas një ditë, Të pashë ty, Duke qëndruar pranë një lisi, Duke refuzuar jetën. Por edhe atëherë e pashë, Peshën e dhimbjeve që po fshihej në sytë e tu, Dhe atëherë jam lutur, Atje te ai lis, Që ta marr gjithë atë dhimbje, Por se nuk kisha fjalë për të shëruar, Nuk kisha fjalë për ta shëruar veten time. Dhe tani ka intervenuar fati im, Që të na tërheqë së bashku, Përkundër viteve midis nesh, Përkundër peshës së dhimbjes, Prapa syve tanë, Përkundër shpirtrave që sillen rreth nesh, Si një mjegull në shpirtrat e trazuar, Edhe më tutje po kërkoj fjalë të shëroj, Ta marr dhimbjen tënde ta bëj timen, Kështu që sytë e tu të buzëqeshin, Që mund të jesh e qetë.

Nuk po mundem të rezistoj, shpirt, Sepse po bie në dashuri me ty, Po bie në dashuri me ty". Deri në momentinkur ai e ka përfunduar këngë, unë e tëra isha në lot. Zot, lot, përsëri. Pothuajse kisha harruar se ai ishte në skenë. Ngrihem nga karrigia dhe depërtoj midis këmbëve të tij, kitarës së tij dhe e puth thellë. Ai ma kthen puthjen dhe turma fillon të bërtasë. Më pas kemi ndalur te ndërtesa, duart e mia rreth qafës së tij. Po e shikoj derisa ai më bind të shkoj te ai, në vend se të qëndronim aty. "Colton… ky është apartamenti im, shtëpi ime. Po paguaj qiranë, kështu që më duhet të mësohem. Megjithëse, mund të vish lart me mua". "Kam punë në mëngjes". "Dhe kam mësim në ora tetë.

Duhet të zgjohemi herët". "Pse nuk dëshiron të rrish tek unë Colton"? Struket dhe sytë na takohen. "Është një nga ato gjërat. Pasi për kohë të gjatë kam qenë pa kulm mbi kokë, e kam të vështirë të fle diku, pos në vendin tim. Nuk e di si ta shpjegoj. Unë vetëm…më pëlqen në shtëpinë time. Jo se nuk më pëlqen vendi yt, por se preferoj vendin tim". (Vijon)

(Kosova Sot Online)