Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (10)

  • E. /
  • 29 October 2021 - 15:46
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (10)

"'Mund të dyshosh se yjet janë zjarr, mund të dyshosh se dielli nuk lëviz, mund ta marrësh të vërtetën për rrenë, por kurrë mos dysho në dashuri", lexoi ai. Libri më ra në prehër. E shikova z. Me sy të bukur me konfuzion. "Mbylleni gojën". Ai përnjëherë u bë serioz dhe kërkoi falje. "Oh, më vjen keq. Vetëm pash që jeni duke lexuar..." "Hamletin". - "Më falni, nuk desha t'ju pengoja", tha ai me një zë tepër të ëmbël. Ashtu do të tingëllonte mjalti sikur të kishte zë. Nuk kisha nevojë për kërkimfalje. Isha e lumtur që zbuloja se në botë paska edhe njerëz të tjerë që janë në gjendje ta citojnë Shakespear-in. "Jo, nuk më penguar. Kur ju thashë 'mbylleni gojën', nuk desha t'ju them mbyllni buzët dhe mos flisni, por e shpreha habinë me faktin se jeni në gjendje ta citoni Shakespearin". "Kurrë nuk kam dëgjuar këso domethënie të fjalës 'mbylle gojën'. Këtu më zuri ngushtë.

"Ka edhe këso domethënieje", thashë së koti. Ai buzëqeshi përsëri dhe, për herë të parë, vërejta sa vapë e madhe bënte. Shuplakat më ishin djersitur, gishtat e këmbëve më ishin kapur midis veti. Bile, edhe në ballë filluan që të më paraqiteshin pikla të djersës. Pash se ai e hapi gojën të thoshte diçka, në momentin kur edhe unë doja të flisja. Por, e lashë atë që të fliste, meqë doja t'ia dëgjoja zërin. "Për vizitë, apo për qëndrim?", pyeti ai. Nuk kuptova në fillim çka donte të thoshte. "Si?" Ai qeshi dhe bëri me kokë. "A jeni për vizitë, apo për një qëndrim më të gjatë?" "Oh", thashë duke e shikuar një kohë të gjatë pa thënë gjë. "Po zhvendosem. Këtu. Po zhvendosem këtu. Jam e re në qytet". Ai e ngriti njërën vetull, duke shprehur interesim. "Njëmend? Mirë". Ai e kapi dorëzën e valixhes me dorën e tij të djathtë, duke u afruar më shumë kah unë. Përnjëherë iu ndrit fytyra dhe, duke ma bërë me dorë, më tha: "Mirë se vini në Exhvud, Uiskonsin". Ia shikova dorën, e më pas përsëri e ndala shikimin te fytyra e tij. Duke e vendosur librin në gjoks, i qita duart mbi të. nuk mund ta prekja atë me duar të djersitura. "Faleminderit". Ai ofshau lehtazi, megjithatë buzëqeshja e tij vazhdoi.

"Epo, mirë atëherë! Më vjen mirë që u njohëm", tha ai, duke u nisur që të shkonte te taksia, e cila sapo kishte ardhur. E pastrova fytin, duke ndier sesi zemra filloi që të më rrihte më shumë, sikur kur i lexoja faqet e Hamletit dhe Ophelias. Ndjeva nevojën që të ngrihesha, prandaj u ngrita nga valixhja. "A jeni muzikant?!" bërtita në drejtim të tij. Ai më shikoi. "Si e dite?" Fillova që, mbi libër, ta bëja melodinë me të rënë të gishtave, sikur që e kishte bërë ai më parë në avion. "Thjesht, supozova". Ai i ngushtoi sytë. "A ju njoh?" Unë mohova me kokë. A thua ishte në gjendje që t'i shihte pikat e djersës në ballin tim. Shpresoj jo. Ngadalë, dhëmbët e tij filluan që ta kafshonin buzën e tij të poshtme. "Sa vjeçe jeni?" "Nëntëmbëdhjetë". Ai pohoi me kokë dhe i kaloi gishtat nëpër flokë."Mirë. Duhet të kesh 18 vjet për të hyrë brenda. Do t'ua kontrollojnë letërnjoftimin edhe te banaku. Por, mos provoni të blini alkool". Unë e shikoja dhe... e shijoja. Ai qeshi. Oh, sa zë i mirë ishte ai i qeshjes së tij."Kafeneja "Joe's", të shtunën mbrëma". (vijon)

(Kosova Sot Online)