Ngjarje e vërtetë: Si u takova me dashnoren e burrit (8)

  • E.K /
  • 01 November 2021 - 15:49
Ngjarje e vërtetë: Si u takova me dashnoren e burrit (8)

- Shiko se çfarë më ka dhuruar dje Fatmiri - i tha me mburrje shoqes së saj dhe e kishte ngritur lart dorën para syve të saj. në dorën e saj, po shkëlqente një unazë e bukur. Mburrja e saj mua më mbushi plot me inat, ndërsa që nga inati fillova të kollitesha. -Ishte kaq i ëmbël! Nuk kishte shumë kohë kështu që jemi takuar për pak kohë pasi kishte përfunduar punën. Por, mua edhe kaq më kishte mjaftuar, sidomos kure pashë se çfarë befasie më kishte përgatitur. Nuk jam ndonjë njohëse e mirë kur ari është në pyetje. Pos unazës së martesës dhe byzylykut të artë që ma ka dhuruar kur ka lindur Mrika, nuk mund të mburresha me ndonjë arsenal prej arit. Por, kjo unazë, ashtu i thjeshtë dhe i rregulluar mirë, duhej të ishte i shtrenjtë.

Derisa vajza po mburrej me unazën e saj në gisht, unë po ndieja se si po më skuqeshin faqet. Do të thotë kështu, mua më thoshte se duhet të kursejmë, e tash të hollat i paska shpenzuar me të dashurën e tij, dhe për unazë. - Zonjushë, ju lutem, a do të shtyheni pak. Jemi mbështetur në mua, e ma keni shkelur edhe këmbën - e dëgjova zërin e kundërshtares time. Ta kam shkelur këmbën, a thua, po bërtite në mua. Do të jesh t e lumtur nëse nuk ta thyej hundën, moj e pakulturë. Unë isha e tëra mllef, por po provoja që ta fsheh këtë. - Më falni - thash me zë të ulët dhe u tërhoqa një hap prapa. A paturp, bushtër, hajdute, të gjitha këto po i numëroja në mendjen time derisa autobusi kishte ndaluar në stacionin tim, e më pas, duke mos mundur t'ia hedh dhe një shikim vajzave, unë dola nga autobusi. Po mendoja me veten time.

A nuk më tha kjo vajza se pas punës ishte takuar me burrin tim dhe se ai ia kishte dhuruar unazën? Pikërisht dje ai ishte vonuar për në shtëpi dhe më tha se shefi e kishte mbajtur më gjatë në punë shkaku i një punës së papritur. Kjo ishte, nuk ka tjetër. Për të parën herë që kur jam me Fatmrin, më ra ndërmend shkurorëzimi. Isha e dëshpëruar sepse me gjithë zemër e kam dashuruar burrin tim, por çfarë më kishte mbetur tjetër? Unë nuk jam një femër që mund ta fal tradhtinë. Apo ndoshta. Në punë po habitesha shpesh, nuk kisha përqendrim dhe bëja gabim pas gabimit. - Adelinë, çfarë ke për hir të Zotit! Tash e disa muaj po bëni gjëra që nuk të takojnë ty. Nuk kam dashur t'ju them asgjë sepse kam menduar se kjo do të kalojë, por sot përfundimisht keni kaluar kufirin.

Shefi im ishte njeri i butë. Nëse ai kishte gjithë këtë zemërim në mua, atëherë edhe kishte arsye. - Më falni, nuk do të përsëritet - i thashë e tëra e skuqur sikurse nxënësi para mësuesit. - A keni ndonjë problem? Çfarë po ju mundon - po i interesonte. Tash kur ishte qetësuar pak, zëri përsëri ishte ai i këndshmi që e kishte. Oh po, me siguri që do të them se çfarë probleme kam! Çfarë dëshiron të dëgjosh. Se për çdo ditë vozitem me autobus me të dashurën e burrit? Se asaj po i blen unaza të shtrenjta, derisa mua nuk më blen as të brendshme? -Faleminderit në pyetje, por nuk ka kurrfarë probleme - i thashë duke u munduar që të tingëlloi këndshëm. - Vetëm se jam pak i lodhur. Derisa kam dalë nga zyra e shefit, po mendoja për propozimin e tij që të marr një pushim të shkurtë. I kisha edhe disa ditë nga pushimi vjetor i vitit të kaluar që nuk i kisha shfrytëzuar, e pse jo. Por më pas më kaploi pikëllimi. Çfarë më duhet pushimi kur nuk kam me kënd ta ndaj? (vijon)

(Kosova Sot Online)