“Kam një lidhje të fshehtë me kolegen e punës”/ Babai i tre fëmijëve i kërkon bashkëshortes divorcin, pasi ajo… Ja çfarë ndodhi mes tyre

  • 05 November 2021 - 09:59
“Kam një lidhje të fshehtë me kolegen e punës”/ Babai i tre fëmijëve i kërkon bashkëshortes divorcin, pasi ajo… Ja çfarë ndodhi mes tyre

Fëmijët janë atë që bëjnë bashkë dy partnerë të cilët mendojnë se martesa mes tyre ka marrë fund. Por ky nuk është rasti i këtij 35-vjeçari, i cili është baba i tre fëmijëve.

Ai rrëfen për “Dear Deidre” se marrëdhënia me bashkëshorten e tij është shumë e keqe, pasi pothuajse nuk flasin fare me njëri-tjetrin, pavarësisht se jetojnë në një shtëpi, shkruan “The Sun”.

Ai ka njohur një vajzë tjetër, e cila është njëkohësisht edhe kolegia e tij e punës, por pa u divorcuar, nuk mund të jetë i qetë në një lidhje të re. Ja rrëfimi i plotë:

“Për tre vjet gruaja dhe unë nuk kemi qenë shumë të afërt, prandaj a është vërtet një ide e keqe që të nis një marrëdhënie të re pa dijeninë e saj?  

Ne u takuam në një palestër nëntë vjet më parë. Brenda tre muajsh u transferuam në një shtëpi për të nisur bashkëjetesën dhe u martuam pas një viti. Ajo ishte e bukur, e sjellshme dhe lidhja jonë kishte shumë pasion. Ne bënim seks të paktën pesë herë në javë.

Por gjithçka ndryshoi pas lindjes së fëmijës së tretë. Ne grindeshim vazhdimisht ose qëndronim të heshtur, pa folur me njëri-tjetrin për ditë të tëra. Në kohën kur djali ynë ishte dy vjeç, nuk shqetësohesha për të shpëtuar martesën tonë. Tani jam 35 vjeç, ajo është 34 vjeç dhe fëmijët tanë janë shtatë vjeç, gjashtë vjeç dhe tre vjeç.

Ne flemë në dhoma më vete dhe gatuajmë ushqimet tona vetë. Diskutuam  divorcin, por ajo shqetësohet se do të ishte traumatike për fëmijët.

Një nga koleget e mia në punë vuri re se nuk kisha qenë vetvetja për një kohë të gjatë dhe më tha të dilnim për të pirë. Ne përfunduam duke biseduar për orë të tëra. Nuk mund të mos mendoja se sa shumë doja ta puthja.

Unë nuk veprova gjithsesi. Gruaja më ka thënë gjatë një debati se nuk do t’i shoh më fëmijët e mi nëse mëson se e kam tradhtuar. Kolegia dhe unë kemi kaluar shumë kohë së bashku që nga ajo ditë.

Jemi dashuruar me njëri-tjetrin, por po ruhemi nga kontakti fizik derisa të jemi një çift legjitim. A po tregohem naiv duke menduar se mund ta mbaj këtë lidhje të fshehtë derisa të ndahemi?”.

“Dear Deidre” thotë:

“Ju po rrezikoni shumë. Këto gjëra kanë tendencë të dalin në shesh në mënyrë të papritur. Megjithatë, bashkëshortja juaj do të tregohej mirëkuptuese.

Është gjithmonë më mirë të qëndroni së bashku nëse mund t’i zgjidhni problemet. Por të qëndrosh në një marrëdhënie që nuk ka shpresë mund të jetë shumë e dëmshme për fëmijët. Nëse jeni të sigurt se nuk ka të ardhme për martesën ruaj, më mirë tregohuni të sinqertë. Thuajini bashkëshortes që keni takuar dikë”.

(Kosova Sot Online)