Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (24)

  • E.K /
  • 13 November 2021 - 15:15
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (24)

"Po, por nuk e di. Ka diçka rreth tregimeve tragjike të Shakespeare. Është ashtu sikurse të gjithë ne e dimë si përfundojnë, por se aventura ia vlen. Dhe tregimi është kompletuar, por jo aq shumë sa edhe të tjerat. Romeo e dashuron Xhulietën, dhe ajo e dashuron atë. Jeta ju del në rrugë. Më pëlqen të ndihmoj se kërkesa ishte e vlefshme për drejtimin". "Kjo është depresuese", qesha. Oh Zoti im… Kur ishte hera e fundit që kam qeshur? Nuk kam qeshur për aq gjatë sa që në një mënyrë jam ndjerë aspak natyrale. Dhe e ngrohtë. Dhe ekzistuese. Dhe e lirë. "Unë jam muzikant. Depresioni është mbiemri im". Ai u tërhoq pak nga prapa, duke u rehatuar paksa. Fjalët e tij, pothuajse pëshpëritmë, ia kishin rënduar gjuhën.

"Duke folur për emrat… cili është emri juaj"? Unë dëshiroja ta impresionoj atë për disa arsye. Duke rrëshqitur shuplakën e dorës sime me tjetrën shuplakë, unë buzëqesha. Unë dëshiroja t'i heq të gjitha dyshimet nga koka e tij. Duke e pastruar fytin tim, unë u përgatita që ta poshtëroj veten time. "Nga emri, e di si mos të tregoj se kush jam: Emri im, i dashur i shenjtë, është se urrej veten time...". Kur jam në dyshim për të thënë diçka, shko te Shakespeare. Ai gjithmonë kishte një apo dy zgjedhje për t'i shprehur. "Sepse është një armik te ty. A e kam shkruar unë, do ta mbushja me lot fjalën" tha ai, duke përfunduar kuotën time. Dhe brenda një sekondash, isha kapur me një të huaj të bukur. Buza e tij shkoi lart. "O Zot. Do të gënjeja se nuk ishte shumë seksi". "Mua më pëlqen Shakespeare", i thashë. " 'Othello' ishte e para, madje e kam lexuar që në klasën e pestë". Daniel u duk paksa i mahnitshëm nga deklarimi im.

"Çfarë? Çfarë po ndodh"? Ai me duar i preku flokët dhe eci para. "Asgjë. Unë vetëm se duhet të them… jo secilën ditë unë ulem në kafene dhe bisedon për Shakespeare. Koleksioni që e kam në shtëpinë time është mjaft mbresëlënës, por se nuk më sjell edhe aq takime". "Po, ashtu dhe mua. Shumica e njerëzve mendojnë s kjo është e çuditshmepasioni im me Shakespeare. Motra ime ishte e vetmja që e kishte kuptuar, por askush tjetër. E quante i Arti im". "I Arti yt"/ "Secili e ka nga një të tillë. Mundet të jetë gjithçka-një këngë, një libër, një kafshë shtëpiake, një person. Gjithçka që ju bën të lumtur brenda teje, duke ju dhuruar kënaqësi dhe lumturi të çiltër. Të bën të ndihesh sikurse je nën ndikimin e drogës, se në mënyrë natyrale je "lart". Shakespeare është i Arti im".

"Më pëlqen mënyra se si truri yt punon". Faqet e mia u ngrohën prej komenteve të tij. A po flirtonte me mua? Sepse nëse ndonjëherë kisha dashur që dikush të flirtonte me mua, ishte momenti derisa flisnim për librat dhe leximin. "Muzika jote më bëri të qesh", i thashë, duke pirë ujin. "Unë nuk kam buzëqeshur kaq shumë për një periudhë të gjatë kohore". Daniel shtriu duart e tij në banak dhe bashkoi gishtërinjtë. Ai po ma shikonte fytyrën time për një moment. Një buzëqeshje e tij e mbushi qetësinë si një fjalim të përsosur. (vijon)

(Kosova Sot Online)