Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (23)

  • E.K /
  • 12 November 2021 - 16:33
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (23)

Sytë e mi u larguan nga ai, duke rënë përdhe. Faqet e mia u skuqën nga turpi. Sytë e mi mbetën të fiksuar në tokë edhe gjatë disa këngëve të tjera dhe, me ngurrim, e mbaja ritmin duke e rrahur këmbën përtokë. Mund ta dëgjoja buzëqeshjen në zërin e tij derisa falënderonte të pranishmit pas këngës së gjashtë. "Do ta bëjmë një pauzë prej 15 minutash. Ju falënderoj që qëndruat me neve sonte dhe, mos harroni, te bari kemi CD-në tonë në shitje. Shikoni ato, pini disa pije dhe mos u largoni për valën tjetër. Ne jemi "Romeo's Quest" dhe do të përkujdesemi që të gjithë ju të kaloni mirë sonte". "Romeo's Quest".

Athua ku e kanë gjetur këtë emër, se? Kush i ka mësuar pjesëtarët e bendit që t'i përdorin instrumentet? Si arrinte daullexhiu të ma dridhte zemrën me aftësitë e tij muzikore? Dhe, kush ishte këngëtari kryesor? Buzëqesha duke shikuar CD-në në duart e mia dhe shikoja një kasolle të braktisur në kënd. Në mbështjellësin e CD-së pash se emri i tij ishte Daniel Daniels. "Oh, Zot… Mos më thuaj se ke blerë njërën nga këto CD-të e këqija?" E ngrita kokën për të shikuar se kush më fliste, kur pashë Danielin, i cili mi kishte ngulur sytë. Ai hyri në atë si kasolle me mua dhe me një birrë në dorë. Sikur ndonjë figurë e ëndrrave, ai më buzëqeshi, e mua më kapi lemza. Papritmas e kapluar nga një marre vibruese, fërkova veshin me dorën e djathtë. "Emri yt është Daniel Daniels?" Ai buzëqeshi me një lehtësi, e cila më bëri për vete. "Im atë donte që të ma linte emrin Jack, por nëna kishte frikë se ai këtë e bënte për shkak se ishte i varur nga alkooli.

Por, kur flitet për emrin tim, nëna po ashtu kishte një problem të dyfishtë". "Një problem të dyfishtë?" Ai buzëqeshi lehtazi, duke e fërkuar nofullën me dorë. "Një problem i dyfishtë është kur ke diçka që të pëlqen, e më pas del dhe e blen të njëjtën gjë, në rast se gjëja e parë të prishet, apo diçka të tillë. Kur ajo u martua me tim at, ajo ishte e dashuruar në idenë e marrjes së mbiemrit të tij. Prandaj, unë isha rast që ajo ta dyfishonte mbiemrin që i pëlqente asaj". Isha ende e shtangur derisa shikoja buzët e tij duke formuar fjalët dhe derisa kureshtja më kaplonte të tërën. Doja të dija më shumë. Më shumë rreth problemit të dyfishtë, më shumë rreth prindërve të tij, rreth tij. Doja të dija gjithçka dhe çkado rreth të huajit, i cili bënte muzikën e cila kishte fuqinë që të më bënte të ndihesha mirë për disa momente.

Doja të dija më shumë rreth njeriut të huaj, teksti i të cilit më kishte mbërthyer dhe më kishte larguar nga pikëllimi. Qasja e tij misterioze më kishte bërë për vete dhe natyra e tij miqësore më mbante aty, të përqendruar tek ai. "Më vjen keq për bluzën tënde", i thashë duke shikuar mëngën që mungonte. "Është thjesht një bluzë", tha ai duke buzëqeshur. Por, unë e dija se ajo ishte më shumë se aq. Heshtja u kthye sërish dhe sytë e mi u fiksuan te pija ime, ku shikoja limonin aty. Kur e ngrita përsëri shikimin, pash se ai ishte duke buzëqeshur dhe unë e lodha trurin që të thosha diçka, çkado që nuk do të më bënte të dukesha si një vajzë 19-vjeçare në bar. "Ku e morët emrin për bendin tuaj?", e pyeta. "Shakespeare. Kërkimi i Romeo-s për ta gjetur dashurinë". "Ajo shfaqje ka një fund tragjik". (vijon).

(Kosova Sot Online)