Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (25)

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 14:56
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (25)

Unë ia ngula sytë. Isha disi e ngathtë, e ende nuk e dija çfarë tjetër të bëja. Ta shpëlaja fytin, mora frymë thellë. Ia kisha ngulur sytë, në pamundësi të shikoja tutje. Daniel buzëqeshi e më pas ktheu kokën për të shikuar njërin nga pjesëtarët e grupit të tij, i cili po i afrohej tavolinës ton. Tavolinës sonë? Çfarë mendimi interesant. Pjesëtari i grupit të tij ia dha dorën me nxitim, preku shpinën e tij ndërsa që buzëqeshi dajret meje. Kishte flokë të verdhë që po i rrinin balluket menjëherë mbi vetulla dhe kishte sytë më të ëmbël ngjyrë kafe që kisha parë deri më atëherë. Një simbol i qafe, një lloj qafore, kishte të varur rreth qafës, ndërsa që këmisha e tij ishte e zbërthyer sipër bluzës me ngjyrë të bardhë.

"Unë shpresoj se ky dështak nuk të ka ngarkuar kohën" bënte shaka ai. "Mezi", ia ktheva me buzëqeshje. Ai e zgjati dorën drejt meje. Unë pranova t'i shtrëngoja duart me të. "Randy Donavon. Jam me kitarën akustike". "Më vjen mirë që u takuam. Jeni të hatashëm atje në skenë". Daniel psherëtiu rëndë. "Mos i jep popullaritet të madh". Randy bëri një hap prapa dhe vendosi duart e tij në gjoks. "Popullaritet, mua? Unë jam i mahnitshëm". Ai bashkoi duart në formatin e lutjes dhe më shikoi duke më thënë. "Të faleminderit bukuroshe". Po e shikoja Daniel-in, i cili po i rrotullonte sytë. "Do ta urreja ta vjedh Danny-n prej teje, por se kemi pikën e radhës …", buzëqeshi Randy dhe ia mëshoi Danielit në shpinë.

"Bukuroshe"-ai mori dorën time në dorën e tij dhe e puthi-"ishte kënaqësi që të njoha". "Edhe ty Randy". Randy e pickoi Daniel-in në dorë dhe i tha me zë të ulët, "Ajo është e zjarrtë" para se të ngjitej përsëri në skenë. Faqet e mija u ngrohën. Daniel qeshi me mikun e tij. "Nuk ka lidhje Randy. Ai është paksa…unik". "Mua më pëlqen unikja", i thashë. Ai u ngrit nga karrigia dhe buzëqeshi me vetëkënaqësi. "Po intrigron. Kjo më pëlqen te ti". "A e di se çfarë të pëlqen te ti deri më tani", e pyeta, derisa po lëvizja prapanicën time në karrige. Ai më bëri të ndihem se nuk ka person perfekt në këtë kënd të kafiterisë "Joe's".

"E çfarë është ajo"? "Gjithçka". Kur e thashë fjalën, fytyra e tij u ngrit dhe më ka ngrohur, nga maja e kokës e deri te maja e gishtave të këmbës. "Kënaqu atje", i thashë, derisa ai po shkonte drejt skenës. "A do të jesh vërdallë", më pyeti ai me një zë të butë. Si një djalosh shkolle që i kërkon me butësi të dashurës së tij që ta dëgjojë në garazhin e tij derisa këndon për të parën herë. "Op". "Më premton"? duart e tij i futi në xhep dhe shkoi. Kapitulli i gjashtë Pesë minuta më parë isha i vetmuar. Pesë minuta më parë po ecja vetë. Pesë minuta më pas t'i thashë fshehtësitë e shpirtit tim E kur shkove, pëshpërita, 'Të lutem mos shko'. Shfaqja po vazhdonte e unë nuk po mund t'i hiqja sytë nga Daniel-i. Kur Daniel më shikoi. I buzëqesha dhe i thashë, "Të faleminderit" dhe ai ngushtoi sytë e tij me një dukje të hutuar. (vijon)

(Kosova Sot Online)