Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (32)

  • E.K /
  • 22 November 2021 - 15:47
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (32)

Ryan vetëm ngriti njërën vetull, por se nuk kërkoi më shumë shpjegime. "Dhe palos këmishën tënde. Dukesh si llom. Të kujtohet, Zoti po shikon". Kur nëna e tij u kthye prapa dhe u fut brenda, Ryan tërhoqi kutinë false të cigareve. Po shikoja shprehinë e tij të çuditshme dhe iu ktheva Hailey-t. "Çfarë është duke bërë ai", i pëshpërita derisa po shkoja para në klasën që ajo mësonte. Ajo ia lëshoi një shikim vëllait për t'u ndarë për të dytën herë dhe uli supet. "Përballja me mekanizimin". Përballja me çfarë? Hailey me siguri se ma kishte lexuar mendjen, sepse ma dhuroi një buzëqeshje të lehtë. "Nuk je i vetmi me punë baballarësh, Ashlyn".

Kapitulli i tetë Janë dy gjëra që dua t'i shikosh. Njëra qëndron te ti e tjetra tek unë. E hëna ishte dita e parë të mësimit të vitit të fundit. Hailey na dërgoi në shkollë mua dhe Ryan-in, dhe Henry kishte premtuar se do të bënte më të mirën e tij të mos ma zë rrugën. Kur në u futën në parking, Ryan kërceu jashtë. Edhe unë dola përjashta ndërsa që një libër që e kisha të vendosur në gjoks. Plani ishte që gjithmonë ta mbaja një libër të mbështetur në gjoksin tim. Kjo ndoshta do të ndikonte që djemtë nuk do të më shikonin në atë mënyrën si më shikonin në shkollën tjetër. Ishte shumë më e lehtë të ndihem rehat në lëkurën time, ndërsa që tani po ndihesha më e vetmuar. "Ma kalo agjendën e Çikagos", Ryan më nguci nga anash me një buzëqeshje. Më duket si kjo ushte nofka ime e re për të. "Ohh, e keni Zsh. Gain për orën e parë të kimisë".

Hailey u vrenjt. "Zsh. Ëmbëlsirë. Klasa e saj ka një aromë sikurse jashtëqitje e kalit". "Ndërsa që ajo na cilëson sikurse të gjithë jemi studentë të Harvard-it". Ryan rrotulloi sytë. "Do të jam me fat nëse futem në kolegjin e komunitetit". Dukej se këtë po i a thoshte vetes, kështu që nuk dhashë koment. "Së paku orën e tretë e ke me ata tutë. "AP English" me Zr. D. Easy A". Pse ai po mendonte se do të mund të futej në kolegj nëse po ndiqte kurset "AP". "Kjo për faktin se ishte i ri". Ryan ma dorëzoi agjendën time dhe vrapoi në klasë. Mora frymë thellë dhe u mbylla në ndërtesën e shkollës. Kaq shumë njerëz po silleshin vërdallë saktësisht duke e ditur se çfarë po bënin. Duke e ditur saktësisht cili ishte hapi i radhës. Lëvizja ngadalë, duke hulumtuar, kërkuar dhe duke shpresuar që të kaloj me sa më pak lëndime. Ora e parë filloi dhe ata nuk kishin gabuar, sepse klasa e Zsh. Gain kishte aromë si jashtëqitje kalit. "Në rregull nxënës. Mirës e erdhët në orën e kimisë. Më vjen mirë t'ju shikoj të rehatuar në ulëset tuaja. Këta do të janë partnerët tuaj deri në fund të semestrit.

Pra, ju uroj mirëseardhje". "Ashlyn Jennings ishte pranë Jake Kenn në bankën numër pesë". Kam marrë librat, kam kaluar te banka ime dhe shikova se si një djalosh u ul pranë meje, më buzëqeshi me një buzëqeshje miqësore, dhe e shikova se si sytë e tij shkuan në gjoksin tim". Sytë e tyre gjenin gjoksin tim. "Tung. Ashley, apo jo"? Jake ma zgjati dorën duke më buzëqeshur. "Ashlyn", e përmirësova. Jake ishte një djalë i pashëm. Sy ngjyrë kafe, flokë të verdhë. (vijon)

(Kosova Sot Online)