Ngjarje e vërtetë: Si më dhunoi i biri i dashnorit (3)

  • 25 November 2021 - 15:50
Ngjarje e vërtetë: Si më dhunoi i biri i dashnorit (3)

E mposhtur dhe e tmerruar, u futa në veturë. - Mirë, ma thuaj shpejtë atë që ke për të ma thënë. - Paraprakisht dua të falënderoj për atë që ke bërë për të atin tim. Që nga momenti kur ai flenë me ty, është një njeri krejt tjetër. Përsëri po buzëqesh dhe duket të jetë përtërirë për së paku dhjetë vite. - Nëse kjo është e tëra që ke dashur të ma thuash... - thashë më zë të tharë dhe e kapa dorezën e derës. - Mos u ngut kaq shumë - më ndaloi. - Tani e kam të qartë pse të konsideron të dashur. Madje më duhet ta pranoj e të shpresoj se me të je më e sjellshme. Fillova ta humbas durimin. - Çfarë dëshiron prej meje?

T'i biem shkurt! Dua seks me ty. Dua të ma japësh atë që ia ke dhënë të atit tim. - A je çmendur ti?! - Jo, jam krejt i kthjelltë dhe i qartë. - Unë shkova. - Mbylle derën! E mbylla derën me duart duke mu dridhur. - Nuk ke zgjedhje. Ose do të flesh me mua ose do të shkoj e t'i them burrit tënd rreth asaj se si po e tradhton me të atin tim. - Nuk ke kurrfarë faktesh për atë që po flet. E futi dorën nën ulësen e tij dhe e nxori një zarf të madh. Ma dorëzoi mua duke qeshur. Duart po më dridheshin aq shumë, saqë mezi e kam hapur. Para syve të mi u shfaqën një mori fotografish në të cilat unë dhe Veliu së bashku po hynim dhe dilnim nga moteli. - Çfarë nëse gjithçka ia them të atit tënd? - E njëjta punë. Do t'ia dërgoj fotot bashkëshortit tënd. A je e gatshme ta shkatërrosh martesën tënde? I ati im kurrë nuk do të ndahet nga nëna ime.

Do të jap të holla. Më thuaj sa kërkon - po provoja ta përdor edhe mundësinë e fundit. - Nuk dua të holla! Dua të fle me ty! - Kjo është e sëmurë. - Quaje si të duash, as që më intereson. Mendoje ndonjë arsye që nesër të takohemi në motelin tënd të preferuar. - Mirë - po ndihesha sikur një kafshë e zënë në kurth. - Por, vetëm një herë. - Kam frikë se kjo nuk varet prej meje. - Por nga çfarë? - Nga ajo se sa e mirë je në shtrat. Dola nga vetura duke u dridhur si thupra në ujë. Mendja nga frika dhe mllefi më ishte turbulluar aq shumë sa që nuk e dija se çfarë po bëja. Nëse e pranoj ultimatumin e tij, kush do të mund të më siguronte se do ta hiqja qafe me këtë? Çfarë nëse edhe më tutje më shantazhin? - O, Zot - e pati puna ime. Çfarë do të bëj? Po mendoja që për gjithçka t'i them bashkëshortit tim. Me këtë do të qartësoja llogaritë, që më shumë do të më lumturonte. Mirëpo, nuk mund ta imagjinoja se burri im do ta pranonte këtë aq lehtë duke më thënë: - Mirë e dashur, tash e tutje të mos përsëritet kjo. Nëse i them Veliut, do të kaloj njëjtë: Burri im do ta kuptonte përsëri! Por së paku Veliu do të ballafaqohet me fëmijën e ti. Fëmijën.? Si mund ta quaj dikë me këtë emër i cili kërkonte seks me mua? Në fund kam vendosur që pa marrë parasysh gjithçkaje, të bisedoj me Veliun. Mirëpo, ditën tjetër ai nuk ishte shfaqur në punë.

Duke menduar se është i sëmurë kam pyetur kolegët dhe e kam kuptuar se i ati i tij kishte pësuar sulm në zemër, dhe se kishte udhëtuar për te ai. Përnjëherë e dita se djali i tij kishte planifikuar gjithçka në detaje. E ka ditur se i ati i tij nuk do të jetë për disa ditë në qytet dhe se jam e pafuqishme. Edhe njëherë kam menduar që në mënyrë të hapur të pranoj gjithçka T'ia pranoj bashkëshortit tradhtinë, por me këtë do të lëndoja fëmijët e mi. Megjithëse as vetes sime nuk ia pranoja, isha në një rrugë pa kthim. Nuk kisha zgjidhje pos se të përballem me djalin e Veliut. Putha fëmijët e mi për natë të mirë dhe i thashë burrit që do të kthehem në shtëpi pas orëve të jogës. E di se trupi po më dridhej. Kur arrita, ai tashmë po më priste në park, mbështetur në veturën e tij. Kurrë më shumë se atëherë askënd në jetë nuk e kisha rrejtur dikë. (vijon)

(Kosova Sot Online)