Ngjarje e vërtetë: Si më dhunoi i biri i dashnorit (2)

  • 24 November 2021 - 15:51
Ngjarje e vërtetë: Si më dhunoi i biri i dashnorit (2)

Në ndërkohë, situata dukej kështu: unë u dashurova në Veliun, por nuk pushova së dashuri as Samirin. Thjesht, jetën time e plotësoja me dy meshkuj. Se kë e doja më shumë, nuk e dija as vetë. D.m.th. çdo gjë shkonte si mos më mirë dhe më dukej se kështu do të vazhdonte deri në pafundësi, derisa një të shtunë nuk cingëroi telefoni. - Alo? - thashë, pa ditur se çka më priste. - Tung, Gane - u dëgjua një zë i mashkullit të ri. - Kush je ti? - pyeta, meqë zërin nuk e kisha të njohur. - Fitimi, i biri i Veliut. E dija që Veliu kishte një djalë 18- vjeçar. Shpesh më fliste për të, por edhe i kisha parë disa herë, nga larg.

Si mund të të ndihmoj? - Më pëlqejnë pyetjet e tilla, direkte - tha zëri nga ana tjetër e telefonit, duke u pasuar me një të qeshur të lehtë. Përnjëherë më kapi një nervozizëm. Nuk më pëlqente toni i zërit të tij, e as drejtimi kah kishte nisur të shkonte biseda. Për këtë shkak vendosa ta ndërpritja bisedën. - Dëgjo! Nëse nuk të duhet gjë… - Më duhet, si s'më duhet? - Më thuaj, atëherë. - E di se çka je duke bërë me babanë tim. Këto fjalë thjesht më shtangën të tërën. Me shumë vështirësi arrita të thosha:

 Nuk e di për çka e ke fjalën. - Nuk e di, apo nuk mund të flasësh, meqë e ke burrin aty? - Të dyja. Për një moment mbretëroi heshtja. - Nëse nuk dëshiron që burri yt ta marrë vesh se me çka merresh në kohë të lirë, atëherë duhet të takohesh me mua. Do të takohemi te dyqani i kozmetikës. Dhe, nëse nuk vjen menjëherë do të flas me burrin tënd. Mbeta edhe një copë herë me telefon në dorë edhe pasi mbaroi biseda. Isha tërësisht e tmerruar nga shoku. Me gjasë donte para, por në anën tjetër, a nuk do të duhej që ai të kishte para mjaft? Apo, ndoshta merrte drogë? Ndoshta më mirë është ta thërras Veliun dhe t'ia tregoj të gjitha? Jo. Kjo nuk bëhej! E dija se sa shumë e donte ai atë djalë, prandaj një situatë e këtillë do ta godiste. Prandaj, nuk më mbeti asgjë tjetër, pos të takohesha me Fitimin dhe të shihja se çka dëshironte.

Hyra në dhomën e ditës. Samiri ishte duke shikuar një film dokumentar. - Më duhet të shkoj në dyqan, për disa gjëra të vogla. A ke nevojë ti për ndonjë gjë? - e pyeta. - Jo - m'u përgjigj pa e larguar shikimin nga TV-ja. - Mirë. Nuk do të vonohem. Fëmijët ishin në dhomën e tyre duke i bërë detyrat. E vesha pallton dhe dola. Duke hyrë në qendrën tregtare, ndjeva se si m'u dridhën këmbët. Nuk kuptoja si kishte marrë vesh Fitimi për ne, pasi që vazhdimisht kishim qenë të kujdesshëm. Natyrisht, e dinim se, përkundër këtyre masave, gjithmonë ekzistonte mundësia që të na zbulonin, por meqë pasioni ynë ishte më i fortë se frika, kishim vendosur të rrezikonim. Takimet tona ishin si droga, nga e cila ishim bërë të varur. Fitimi qëndronte te dyqani i kozmetikës, ashtu sikur më kishte thënë. I ngjante shumë babait të vet, pos që kishte një shprehje më të vrazhdët të fytyrës. Pasi që më pa, buzëqeshi me cinizëm. - Më vjen mirë që erdhe.

 Harroji formalitetet dhe më trego se çka dëshiron! - Vetëm doja që të isha i sjellshëm. A mua më ka gjetur, a? Më vinte që ta godisja fort. - Nuk mund të bisedojmë këtu. Blej diçka dhe të shkojmë - më tha. - Nuk dua që të jem vetëm me ty - i thashë me vendosmëri. - Pse? A më frikësohesh, a? - Ndoshta. Më mirë të bisedojmë këtu. - Më mirë të mos na dëgjojë kush duke biseduar. Përpos kësaj, nuk kemi tepër kohë. Prandaj blej diçka dhe të shkojmë. Bleva bukë dhe disa ëmbëlsira për fëmijë. Derisa shkoja me të drejt veturës së tij, barku më vlonte nga nervozizmi. - Nuk dua të hyj vetëm me ty në atë veturë. - Nuk jam as vrasës, e as dhunues. Më shumë duhet të kesh frikë nga ajo se çka do të të ndodhë nëse nuk vjen me mua. (vijon)

(Kosova Sot Online)