Ngjarje e vërtetë: Më braktisi ditën e martesës (2)

  • E.K /
  • 02 December 2021 - 15:46
Ngjarje e vërtetë: Më braktisi ditën e martesës (2)

Bëra me kokë. I jam ofruar edhe më afër. Fort po e kafshoja buzën. Në këtë mënyrë po provoja ta parandaloja veten time për të reaguar ashti si po ndihesha. - Përse - e pyeta. - Unë dhe Meri … Ajo është shtatzënë. Më vjen keq. Kështu nuk kishte pse të jetë, por ja. Të dua - më tha në qetësi. Isha ngrirë e tëra. Velloja ime më dukej e ngushtë në të. cilën isha. Disi po më shtrëngonte si një rrjetë merimange, duke mos më lejuar të lëviz. Ai dhe Meri? E pamundur. Kisha një përshtypje se vetëm po tallej me mua, se unë jam dashuria e tij e vetme. - Kush është shtatzënë - i bërtita në fytyrë. - Merita, më tha me një zë të ulur e të dridhur. - Por … Si - nuk e kisha të qartë.

 E si? E di një grua mbetet shtatzënë … - një dozë ironie u ndje në zërin e tij. - Shko në dreq të mallkuar - e përfundova. - Shko së bashku me të - po ndihesha kaq e poshtëruar, aq e mjerë, isha e ngurtë dhe e shkatërruar. I varfër është fjalori me të cilin do të mund ta përshkruaja atë që e kam përjetuar. E gjithë ajo që kishte ndodhur në disa muajt e kaluar, po më kthehej mbrapsht si një film i ngadalësuar. Në atë moment gjithçka kishte kuptimin të cilin e parashikoja në naivitetin tim. Valë e të nxehtit po më pushtonte. Vetëm shikimi në Kastriotin po ma shtonte atë ndjenjë. - Ik, shko! Humb - bërtita nga gjithë forca që e kisha. - Kurrë më nuk dëshiroj të shoh - kisha dalë jashtë kontrolle. Kastrioti mezi po priste të shkonte. Për vetëm një moment mu zhduk nga sytë. U afrova pranë dritares. Po e përcjellja ecjen e tij të zhurmshme deri te automobili. U zhduk kaq shpejt.

Çfarë po ndodh -hyri nëna në dhomën time. Martesa është anuluar. Meri është shtatzënë me Kastriotin - i thashë me gjysmën e atomit të forcës. Mu afrua dhe më përqafoi. Kisha nevojë të qaja, por nuk mundja. Isha si një flluskë e zbrazët pa asnjë ndjenjë. - Duhet lajmëruar njerëzit - ia rikujtova. Gjithçka do të jetë në rregull - nëna po mundohej të më ngushëllonte. Asgjë nuk ishte në rregull. Si nuk po e kuptonte këtë? Fillova ashtu në panik ta heq vellon. Një pjesë të saj edhe e kam dëmtuar. Kjo nuk ishte aspak me rëndësi. Vetëm dëshiroja të lirohem nga ajo vello e cila kishte një domethënie të veçantë, e më pas u shkatërrua gjithçka. Nuk e di si e kam përjetuar atë ditë. Jam mbyllur në dhomë dhe askujt nuk po i lejoja të hynte brenda. Nëna kishte frikë nga reagimi im, por nuk kishte pse. Nuk e kisha fare në mend që të bëj ndonjë çmenduri. Vetëm dëshiroja që të jem vetëm, të mendoja dhe disi të pajtohem me realitetin. Nuk ishte kjo aspak e lehtë. Ai që nuk e ka provuar nuk mundet ta kuptojë kurrë, nuk e di çfarë ferri është. Më ishte shkatërruar vetëbesimi, ëndrrat e shumëçka tjetër. Pas një vale të pikëllimit, më kishte pushtuar mllefi.

Kam lejuar të më tradhtojnë njerëzit prej të cilëve më së shumti prisja. Isha aq e verbër, e këtë nuk mund t'ia falja vetes. Gjithçka tregonte se diçka nuk ishte në rregull, por unë për gjithçka kisha përgjigje që nuk po i afroheshin të vërtetës. Meri më ka tradhtuar. Duhej të isha ndrikulla ime, e tani e zuri vendin tim. Unë duhej të flija në gjoksin e tij, e ajo ma zuri vendin tim. Atëherë gjithçka ishte e qartë si kristali, si dhe arsyeja pse ai nuk e dëshironte atë për ndrikull. Kur kishte filluar lidhja e tyre? Për sa gjatë më kishin bërë budalla? Sikur ajo të mos kishte mbetur shtatzënë, me siguri do të vazhdonin (vijon)

(Kosova Sot Online)