Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (44)

  • E.K /
  • 08 December 2021 - 15:47
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (44)

Somerset House" ishte patinazhi më i madh mbresëlënës, të cilin mund ta imagjinoni. Pema e Krishtlindjeve shumë e gjatë dhe prapaskenat e kishin zbukuruar hapësirën. Thjesht ishte një vend anglez me çudira. Adelinës i kujtohej adhurimi i ambientit përreth, derisa po shikonte patinatorët e shkathtë derisa po bënin rrethe nëpër akull. "Ky vend është fantastik", i tha ajo Markut. "Një nga fshehtësirat e shumta të Londrës. Tani që e kam gjetur këtë, radhën e ke ti. Zgjedhja e zonjave". "Për fillestarët, unë kurrë më parë nuk kam bërë patinazh kështu që nëse për këtë jemi këtu..." Marku e përplasi ballin e tij në mënyrë komike. "Por ti ke ardhur nga qyteti i madh, metropoli i shkëlqyeshëm NjuJorku. Me siguri se e ke parë qendrën "Rockefeller".

"Vetëm për të qeshur atëherë kur rrëzoheshin njerëzit". "Epo, e dashur është koha që ai që ka qeshur të qeshet nga të tjerët". "Këto nuk janë fjalë të vërteta, e di. Je disi shumë e paqartë për një avokate". Si zakonisht, Marku e bëri hapin e madh. "Mos u zvarrit zonjusha Adelinë. Po shkojmë së bashku në akull. Është romantike, është skenike, Londra në ditët më të mira". Ai ia lëshoi një shikim asaj, duke e kuptuar se nuk e kishte pushtuar të tërën. "Nuk guxon të rrëzohesh", i tha asaj. "A kemi nevojë që ta shkruajmë kapitullimin"? Marku vendosi të dyja duart në kraharorët e saj dhe e shikonte drejt e në sy. "Do të jetë misioni im, të sigurohem që e bukua Adelinë të mos rrëzohet. Ndjenjë kjo e një anglezi". Ai po i mbante dy gishtërinj lart.

"Unë mendoj se pak histori do të tregojë gjithçka që ke nevojë të dish për nderin e një anglezi", i tha Adelina. Duart e Markut u mbështetën në gjoks, duke u tallur thuajse ia kishte lënduar zemrën dhe ajo qeshi, duke mos e imagjinuar se çfarë do të përgatite e ardhmja për ta. Ajo ia doli ta bënte një rreth pa u rrëzuar. Ata ishin të lumtur shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Adelina bëri një përpjekje, derisa ajo po qëndronte drejt e ai po ia mbante belin me duart e tij. Vetëm atëherë kur kishte menduar se gjithçka ishte në rregull, ajo e humbi ekuilibrin dhe u përplas drejt e në tokë. Marku arriti përnjëherë, e më pas e ngriti lart. "Rregulli i dytë", i tha ai. "Kjo nuk llogaritet si e rrëzuar". Adelina qeshi me të madhe, saqë faqet e saj u skuqën.

Ajo më pas i mbylli sytë, duke mos dashur fare ta kujtojë më. E kënaqur me emocionet e veta, ajo pothuajse u përmbys. "Një uiski është shumë" bëri shaka ai. "Më vjen keq" pëshpëriti ajo. "Vetëm se jam e lodhur. Nuk ka fjetur mirë së fundmi". "Tani është radha ime të më vjen keq", tha ai. "Unë praktikisht të kam në objektiv". Mos të të vjen keq", i tha ajo atij. "Unë nuk kam fjetur mirë tash e një kohë të gjatë. Kam ëndrra plot me ankthe". Ndjeu se e tha këtë me zë shumë të lartë. Para këtij rasti, për këtë ajo i kishte thënë vetëm terapeutik të saj, i cili i kishte rekomanduar pilula gjumi. Më pas Adelina nuk kishte bërë më vizita. Ajo nuk dëshironte pilula. "Ankthe"? "Ke mundur të ma thuash këtë". Duke e parë fytyrën e Tefikut, ajo e kuptoi se ajo kishte gabuar. Adelina e ndjeu një përzierje në stomak. "Unë nuk desha ta bëj këtë", tha ajo me zë të ulët. Ajo ia ofroi dorën e saj. "Ja, mund ta mbash përsëri, nëse e dëshiron". Tefiku plasi nga të qeshurat. "Ndoshta unë nuk dua të ta mbaj dorën". (vijon)

(Kosova Sot Online)