Ngjarje e vërtetë: A do të bëhet baba djali im shtatëmbëdhjetëvjeçar? (8)

  • E.K /
  • 22 December 2021 - 15:58
Ngjarje e vërtetë: A do të bëhet baba djali im shtatëmbëdhjetëvjeçar? (8)

- Po provoj përsëri ta marr Dinin në telefon - shtoi bashkëshorti im. Pikërisht në atë moment u dëgjua dera e hyrjes. Disa moment më pas, dorë për dorë në dhomë erdhën Dini dhe Saranda. - Mirë, ku ishe ti? Me orë të tëra po provoj të marr në telefon - pyeti Luani duke kërcyer nga kolltuku. - E kam shkyçur. Kam dëshiruar që i qetë të bisedoj me Sarandën - u përgjigj me qetësi Dini. - Po besoj se e dini që Saranda është shtatzënë, por mos u brengosni, jam i gatshëm ta marr përgjegjësinë për të dhe foshnjën. Ne duhemi - tha me vendosmëri duke e përqafuar atë. Disa momente në dhomë mbretëroi heshtja, të cilën e theu buzëqeshja histerike e Luanit.

Ah, po? Vetëm më intereson ta di, si do ta bësh? Nuk ke punë, banesë! A je normal ti - e pyeti ai. - Ky nuk është problem. Edhe Saranda ka planifikuar ta vazhdojë shkollimin. Unë këtë muaj e përfundoj maturën. Do të gjej punë dhe do ta blej banesën time. Nuk duhet shumë, na mjafton dashuria - u përgjigj Dini. Betohem se në sytë e Luanit vërejta lot. - Nëse keni vendosur ta mbani fëmijën, pa marrë parasysh sa jeni të rinj, mendoj se keni vepruar mirë. Fëmija është përgjegjësi e madhe, por edhe fat e lumturi.

Shpresoj se do të pajtohemi që ne si prindër t'ju ndihmojmë aq sa mundemi. Nuk do të jetë e lehtë, por, vendimi juaj e vërteton se jeni të gatshëm të merreni me pasojat, e në vitet tuaja ky është një hap i rëndësishëm - derisa edhe prindërit e Sarandës u pajtuan. Megjithëse e dija se nuk do të jetë aspak e lehtë të pranohem me këtë fakt, me kalimin e kohës fillova të pajtohem se ky ishte fati. Saranda atë ditë u kthye me prindërit e saj dhe vazhdoi shkollimin. Ajo dhe Dini rregullisht flasin në telefon. - Nënë, nuk po mundem të besoj se do të kemi fëmijë - më tha një mëngjes.

E di bir. Babai ka thënë se do të ndihmojë të gjesh një punë. E di sa i gëzohesh studimeve, por në rrethana të tilla, më mirë t'i anulosh për pak kohë - e këshillova. - A dëshiron kafjall - e pyeta. - Nuk jam i uritur, po ngutem për shkollë - tha. Pikërisht në atë moment i cingëroi telefoni. - Vogëlushe -tha me butësi, e atëherë i ndërroi çehrja. - Çfarë? A je e sigurt? Ah, ashtu…. Mos u brengos e dashur, me rendësi që të jesh mirë. Tash po shkoj në shkollë, dëgjohemi - e dëgjova si foli. Kur e ndërpreu, më shikoi mua. Nuk po mund ta shpjegoj shprehjen e tij të fytyrës. - Më duket se ishte alarm i rremë - tha. - Nuk po kuptoj, çfarë po flet - iu përgjigja.

 Nënë, a duhet ta vizatoj. Ka një keqkuptim. Saranda nuk është shtatzënë. Sot ishte te mjeku dhe kishte çrregullim. Tash gjithçka është në rregull - tha ai. Disa minuta nuk munda të flas. Nuk e dita çfarë të them. - Oh, Zot, më vjen keq - ia thash. - Mos të jetë nënë. E dua Sarandën dhe nuk kam menduar t'i ikë përgjegjësisë, por ende nuk jam i sigurt nëse dua të bëhem baba. Ka kohë për këtë, por faleminderit për përkrahjen - më tha me sinqeritet dhe më përqafoi. Derisa unë po ia ktheja përqafimin, kam ndjerë lotët në sy. Megjithëse kisha dëshirë të bëhesha gjyshe, më erdhi mirë që kjo ka përfunduar kështu. Kur momentin tjetër cingëroi telefoni, po mund ta merrja me mend se kush mund të ishte.

Hej, Renata! Shpresoj se Dini të ka treguar se Saranda nuk është shtatzënë. E di, ndoshta po gaboj, por, thënë të drejtën, më vjen mire për këtë. Ata dy ende janë të rinj në moshë që ta kenë bebushin e tyre. Do të ketë kohë për këtë - po provonte të bënte shaka. - Pos kësaj, disi ende nuk jam e sigurt nëse do të bëhem gjyshe, e besoj se edhe ti. Hajde, pranoje, nuk duhet të vjen keq. Në fund, ne të dyja ende jemi të reja për t'u bërë gjyshe - më tha duke qeshur. Mua nuk më mbeti gjë tjetër, po t'i bashkëngjitem.

NGA NESËR MUND TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË

"EDHE PSE JAM E VE, KAM TË DREJTË NË DASHURI"

(Kosova Sot Online)