Roman dashurie: Mbrojtësi (12)

  • E.K /
  • 04 February 2022 - 15:49
Roman dashurie: Mbrojtësi (12)

Ishte mirë. Por nuk besoj se do të përsëritet. - Pse? -Nuk jemi për njëri-tjetrin. -Më çudit se si ke pranuar që të flesh me dikë që e njeh aq pak, veçanërisht nëse nuk ke qenë e sigurt se a është për ty. Thjesht kjo nuk ngjan aspak me ty, por më vjen mirë që dëshiron që të ndryshosh. Nganjëherë je vetmitare e madhe dhe njerëzit nuk të kuptojnë. - Cilët njerëz? Valdetja për ndonjë arsye u ndie e lënduar. Nuk i pëlqente fakti që gabimin e saj më të madh, shkuarjen në shtëpinë e Ylberit pas një njohjeje të shkurtë, Ganja e konsideronte një ndryshim në zhvillimin e personalitetit të Valdetes.

Miqtë e mi për shembull, secili që vjen këtu dhe që njoftohet me ty mendon se je disi e çmendur. Natyrisht, këtë e lidhin me tragjedinë tonë familjare, por mendojnë se unë jam më e fortë dhe se ia kam dalë që të mbetem normale, derisa ajo në ty ka ndikim të madh në jetë. Mendojnë se do të mbetesh gjithmonë beqare, dhe se nuk do të martohesh e nuk do të kesh fëmijë. -Unë jam vetëm 23-vjeçare! Ku e marrin të drejtën të mendojnë për faktin se a do të martohem apo jo? -Ato janë vetëm spekulime Valdete, mos u zemëro. Po shkoj t'u telefonoj kolegeve për t'i pyetur se sa do të vijnë. E ti a do t'i telefonosh atij që grisë fustane?

 Jo! - A je e sigurt? -Të thashë se nuk jemi njëri për tjetrin, dhe se më nuk do të takohemi. Sanija bëri me dorë në drejtim të Valdetes dhe e mori telefonin. MST/ Kapitulli i njëmbëdhjetë Nata e Vitit të Ri për Valdeten kaloi sikur edhe çdo natë tjetër. Koleget e Sanijes ishin të këndshme deri në momentin kur u dehën dhe filluan që ë flasin për meshkuj aq hollësisht sa që më nuk mund t'i dëgjonte. Shkoi herët në shtrat. Atë natë ëndërroi se po fundosej, e një mashkull që i ngjante Dren taksistit ia del që ta shpëtojë në momentin e fundit. Dy ditë pas pritjes së Vitit të Ri Valdetja doli që t'i blejë cigare motrës.

Sanija kishte dhimbje të madhe të kokës, për shkak të pirjes së alkoolit, kështu që nuk ishte në gjendje që të lëvizë. Dyqani më i afërt që punonte gjatë festave gjendej 15 minuta ecje larg. Për fat të mirë nuk binte borë, kështu që nuk e pati vështirë që të ecë.

Valdetja i bleu cigaret dhe u nis për në shtëpi. E takoi një fqinje të moshuar e cila kishte dalë për të ecur pak, dhe u ndal që të bisedojë pak me të dhe papritmas ndjeu se po këmbët po i ftoheshin. U nis në drejtim të ndërtesës. Në një moment e dëgjoi një bori të veturës, por nuk u kthye. - Valdeteee! E kur e dëgjoi emrin e saj u ndal menjëherë. E njohu veturën me shenjën e taksisë në kulm. Ishte Dreni. U gëzua shumë. Me një kapelë në kokë dukej edhe më i ri. - Prej nga ti këtu? (vijon)

(Kosova Sot Online)