“E gjeta duke bërë s*ks me ish-burrin në krevatin tonë”- Kthehet në shtëpi për t’i bërë surprizë bashkëshortes, 38-vjeçari trondit nga ajo çfarë zbuloi

  • G.G /
  • 09 February 2022 - 10:39
“E gjeta duke bërë s*ks me ish-burrin në krevatin tonë”- Kthehet në shtëpi për t’i bërë surprizë bashkëshortes, 38-vjeçari trondit nga ajo çfarë zbuloi

“Bota u shemb për mua kur hyra në shtëpi dhe gjeta gruan duke bërë seks me ish-burrin e saj në shtratin tonë”, ka treguar 38-vjeçari për “The Deidre”.

Ai u shpreh se ishte në një udhëtim pune dhe u kthyer dy ditë më herët për ti bërë surprizë bashkëshortes, por u trondit nga e vërteta që zbuloi.

Rrëfimi i plotë:

Ne të dy jemi 38 vjeç dhe kemi katër vite të martuar. Martesa e saj e parë përfundoi para 6 vitesh. Ata kishin 7 vite bashkë dhe ishin prindër të një vajze 6-vjeçare.

Ne u takuam në festën e ditëlindjes së një miku të përbashkët. Është grua që ka prezencë dhe tërheq vëmendjen e të gjithëve. Askush nuk më ka emocionuar sa ajo, ishte shumë e bukur.

Nisëm një lidhje dhe u martuam brenda një viti. Unë punoj në një firmë teknologjike dhe udhëtoj në mbarë botën.

Gruaja ime kishte ditëlindjen javën e kaluar dhe që të zgjohesha me të në ditën e lindjes së saj vendosa të kthehesha më herët nga udhëtimi.

Ish-burri i saj është 40-vjeç dhe pak idiot, por duke qenë se kanë një vajzë së bashku e kam pranuar.

U futa pa bërë zhurmë në banesë për të mos trembur bashkëshorten. Dëgjova rënkime dhe hapa derën e dhomës sonë të dhomës kur pashë gruan duke bërë seks me ish-burrin. Ajo bërtiti kur më pa, ndërsa ai u hodh nga krevati.

Nuk ishte një pamje e bukur. Gruaja ime më tha se ka ndodhur vetëm një herë dhe nuk do të ndodhë më kurrë, por si mund t’i besoj asaj?

(Kosova Sot Online)