Ngjarje e vërtetë: Jeta e re pas të dyzetave (8)

  • E.K /
  • 19 March 2022 - 15:15
Ngjarje e vërtetë: Jeta e re pas të dyzetave (8)

Kjo tani nuk më dukej e logjikshme. Ai dhe alkooli - kjo nuk më dukej e kapshme, sepse ai kurrë nuk kishte pirë. Dhe kjo për faktin se unë jam larguar! Kryesisht, vëllai i tij më kishte treguar si jetonte tani, si e kishin paralajmëruar se do ta largonin edhe nga puna shkaku i problemit me alkool, se më nuk ishte në bendin muzikor sepse e kishin përjashtuar. Ai më nuk ishte Zuka i njëjtë. - Shiko, ti ndoshta ke jetë të re dhe ndoshta nuk kam të drejtë të kërkoj të bësh diçka. Unë kam tentuar të gjitha, por nuk kisha sukses. Ndoshta vetëm të bisedosh me të dhe provosh t'ia shpjegosh se pija nuk është zgjedhje. Nuk po kërkoj asgjë më tepër, vetëm të bisedoj me të - e pashë se e donte vëllanë e tij dhe thellë ishte brengosur.

U largova me mëdyshje. Gjithçka më ishte kthyer përsëri: edhe ndjenjat që kisha dikur. Por, edhe ndjenja e fajit. Çfarë mund të bëj unë aty? Nuk mundem t'i them të vazhdojmë aty ku e kemi lënë. Pyetja ishte nëse unë e dëshiroj ende këtë? Ndoshta tani më urren? Nëse drejt ia pranoj vetes, unë ende e dua atë, gjithmonë do ta dua. Vetëm atë sinqerisht e kam dashuruar. Por, pikërisht shkaku i kësaj nuk duhet t'i ikja përgjegjësisë. Duhej të bisedoja me të. Jam sjellë disa ditë dhe kam shkuar ta vizitoj. I kam trokitur në derë, por asgjë. Kam dëgjuar muzikën e zëshme. Dyert ishin të hapura dhe unë thjesht hyra.

Muzika ishte e zhurmshme, banesa e errësuar por askush askund. E kam thirrur, por asgjë. Kam shikuar në kuzhinë dhe kam vërejtur enë të palara dhe mbeturina kudo nëpër banesë. Zuka nuk ishte askund. Dera e dhomës së gjumit ishte e hapur dhe e kam vërejtur të mbështjellë në shtrat. Ishte ky Zuka im, por e kishte rritur mjekrën dhe ishte i dehur i vdekur. Më tha diçka në gjumë dhe ishte i dehur. Isha e gatshme për gjithçka, por në një gjendje si kjo, nuk isha. - Zukë, Zukë! Zgjohu! Ai vetëm murmuriste dhe nuk kishte treguar se ishte i vetëdijshëm, madje as nuk tregonte vullnet të kthjellej. Shkova në kuzhinë dhe disi e kam zier një kafe. Më pas jam kthyer në dhomë, kam ngritur perdet dhe përsëri kam filluar ta zgjoj.

Më shikonte dhe nuk besonte se isha unë, thuajse kisha depërtuar në ëndrrat e tij të dehura. Por, e kam shtyrë ta pijë kafenë. Kjo e shtyri që të villte. E dëmtoi edhe dhomën, por së paku kështu një pjesë e alkoolit doli prej tij. Ashtu gjysmë të zhveshur e kam dërguar nën dush, dhe atë me ujë të ftohtë. Ngadalë po vinte në vete. - A je ti me të vërtetë? Kam menduar se isha në ëndërr - ishte ky mosbesim në fytyrën e tij, e më pas dhe dhimbje. - Përse ke ardhur? Ta shikosh frymën e fundit në mua. Ndoshta edhe më mirë kështu. Edhe ashtu, gjithë këtë kohë dua të vdes, por jam qyqar ta vras veten.  Zukë, mbylle gojën! Ndalo! Shiko se çfarë ke bërë dhe në çfarë je shndërruar. Në vend se ta jetosh jetën, je shndërruar në një lugat, në banesën e errët, por në vend të gjakut po pi alkool. Nëse mendon se të gjithë ata njerëzit e dehur që vriten janë të lumtur, gabohesh. Kryesisht ata e jetojnë jetën. (vijon).

(Kosova Sot Online)