Roman dashurie: Batica e dashurisë (5)

  • E.K /
  • 06 April 2022 - 15:50
Roman dashurie: Batica e dashurisë (5)

E kam ditur se do ta bënte këtë. Për të asgjë nuk ishte e shenjtë. Edhe nëse ndodh kjo, çfarë më tej? Do të kërkojë përsëri diçka që nuk i takon? Ajo grua kurrë nuk do të qetësohet. Gjithmonë derisa ta ndjejë aromën e të hollave, do të mërzitet dhe do ta kërkojë drejtësinë aty. Po provoja ta zgjedhja punën që e kisha sjellë në shtëpi, por kjo nuk po më shkonte për dorë. Shqetësimi që ishte grumbulluar në mua ishte diçka e huaj. Po merrja frymë thellë. Kam grumbulluar forcë për t'u ballafaquar me realitetin.

Roberti më ka braktisur. Ishte i zemëruar. Kur e kupton se ka gazuar, do të kthehet. Por, më duket se kurrë më nuk do të jetë njëjtë. Midis nesh kishte fjalë të rënda, që ishin thënë me qëllim që personi tjetër të lëndohej. Nëse këtë e kishte për qëllim, edhe e kishte arritur. Natyrisht se isha e lënduar. Ndoshta isha e vrazhdë, por vetëm se e kam ditur si ishte nëna ime. Më kujtohej gjithçka që më kishte thënë gjyshja ime. Kishte të drejtë. Nëna kurrë nuk flet kundër fëmijës së vet nëse fëmija nuk e ka merituar atë. Dy ditë më vonë, nëna më priste te dera. Qëndrova përballë saj. - Po tani çfarë dëshiron - e pyeta. Kam hapur derën e banesës. Ajo hyri brenda.

Për dallim prej meje, ajo po pëlciste nga vetëbesimi, enë fakt duhej të ishte e kundërta. Natyrisht, ajo nuk kishte çfarë të humbiste. Ky ishte ai dallimi për të cilin ajo ishte e vetëdijshme. E kam shikuar në fytyrë. Po, ishte plakur, por aty ende ishin shenjat e bukurisë së saj të dikurshme. Alkooli, jeta, të gjitha këto kishin lënë gjurmë në të. - Nuk më duket lëmosha jote. Unë kam të drejtë në trashëgimin e prindërve - tha ashtu e ftohtë. E kam ditur se kjo ishte në pyetje. Po tentonte të nxirrte të holla, e kur e pa se kjo nuk po i shkonte edhe aq për dore, ishte qasur asaj që e konsideroja të shenjtë. Dëshironte trashëgiminë. Qesha me ironi. - Atë pronë gjyshja ma ka lënë mua - ia thashë të vërtetën.

Por nëse ishte kjo mënyra e vetme ta heq qafe, do ta shes, do t'ia jap, gjithçka që është e nevojshme. Do të marr kredi dhe në këtë mënyrë do të ruaja gjithçka që e kisha për detyrë për të ruajtur. Kjo pronë nuk kishte domethënie për askënd, por për mua ishte gjithçka. - Dua pjesën time - tha ajo e vendosur. I jam ofruar. Kishte aromë alkooli. Në këtë moment e kam kuptuar se duhej t'i jem mirënjohëse ndaj pandjeshmërisë që kishte treguar kur më kishte braktisur. Me këtë akt mua më kishte siguruar fëmijëri të qetë dhe jetë të mbushur me dashuri. Sikur në secilin rast të kisha jetuar me të, kush e di si do të ishte jeta ime. Në rregull - pranova, e edhe mua më kishte habitur vendimi im. A kam pranuar a thua për ta hequr qafe një herë e mirë? Ose e kam kuptuar se kjo ishte mënyra e vetme që ajo të më linte rehat që edhe unë përfundimisht ka kem jetën time? Isha ngopur tashmë edhe me të. Kudo që ajo shfaqej, pas meje kishte vetëm shkretëtirë. Dëshmia më e mirë për këtë ishte dështimi I lidhjes time, e kjo nuk ishte dashur të ndodhte. Thjesht, nuk kisha më vullnet, e as dëshirë që këtë situatë ta vazhdoja më tutje. - Do ta jap pronën time. Bëj çfarë të duash me të. Edhe ti e di se ajo nuk vlen shumë. - Kjo është punë për mua - ma bëri me dorë nëna ime. - E derisa ta shesë, a mund të më huazosh disa të holla. (vijon)

(Kosova Sot Online)