Roman dashurie: Batica e dashurisë (15)

  • A.P /
  • 17 April 2022 - 10:18
Roman dashurie: Batica e dashurisë (15)

"Është i vogël" i thashë, duke futur duart e mia në xhepin e pantallonave të shkurtë me material xhinsesh. Kam ngritur okën dhe kam shikuar truprojat e mi dhe kam sjellë kokën me dyshim. "A mund të përshtateni madje në atë gjënë"? Miller kishte bërë një pauzë, më shikoi dhe kishte ngritur vetullën lart. "Do të përshtatem në diçka më të vogël". Më pas ai mori bagazhin dhe e rehatoi në veturën "Kia". Nuk e di si ta marr atë, kështu që u struka. Cooper-i filloi të ecë tutje. I egërsuar për t'i rregulluar gjërat, e kapa krahun e tij të sipërm duke ia ngushtuar muskujt. "Prit, më duhet të flas me ty", i thashë. Vetulla e tij ra poshtë, por ndenji prapa. "Shiko, ajo që ka ndodhur në Los Anxhelos me atë djalin . . . nuk ishte ajo që kishte menduar", i thashë. Një buzëqeshje u shfaq në këndet e buzëve të tija. "E di se jo. Nuk është madje as për ata. Është për ty.

Do ta nxjerrës më të tmerresh prej meje". Më të tmerrshmen prej tij? Ai së paku ishte edhe nja tri pëllëmbë më i gjatë se unë, kështu që për t'ia ngulur sytë, duhet ta ngritja kokën lart, dhe për t'ia shikuar sytë e tijtë kaltër. "Sepse jam aktore" , i thashë? Floku i artë i Cooper-it po lëvizte derisa dera e garazhit po ngrihej, derisa ai po kthente kokën sa në njërën anë sa në tjetrën. Më pas nxori dorën e tij dhe e vendosi sipër krahut tim. Më pas e dëgjova derisa thoshte: "Sepse unë që tani mund ta them se do të më mundosh shumë Wills". "Nuk më njeh mjaftueshëm për të më gjykuar" i thashë. Ai u mërrol. "Ndalo së hedhur ndaj fjalëve të mija"më tha ai, derisa nofulla e tij po shtrëngohej. "Nuk më intereson aspak se çfarë ke bërë në të kaluarën, në rregull? Jam i brengosur rreth asaj se çfarë do të ndodhë në të ardhmen". Po i mëshoja shputës sime përtokë, derisa nga ai po prisja përgjigje. "Unë përkujdesem që të mos përzihem fort me njerëzit me të cilët punoj", më tha. Për një moment dhe vetëm ia kisha ngulur sytë, duke lejuar që gishtat e tij të depërtojnë nëpër shpinën time. Në rregull, ti më njeh, për një...apo disa javë. "Mos ji qesharake. Ti je Willow Avery-të gjithë të njohin". Kur po dëshiroja t'ia jap përgjigjen, ai shtoi, "dhe përkundër se emocionet i mban nën mëngë"-ai ma shikoi bluzën, derisa më prekte këmishën. Unë jam mbështetur dhe ai ka mbështetur duart rreth trupit tim. Ai bëri disa hapa prapa nga unë, duke ecur drejt veturës së marrë me qira. "Natën e mirë Wills" tha kur u ofrua te dalja. "Prit-ku në dreq po mendon se je duke shkuar", i thërrita me zë të lartë dhe plot zemërim. Isha shumë e frustruar. Ai e hapi dorën, e më pas tha se kjo do të dukej si një dalje nga Hollivudi. "Unë jetoj këtu, të kujtohet? Parkingu është i gjatë, po shkoj të shikoj ku e kam parkuar veturën". (vijon) 

(Kosova Sot Online)