Roman dashurie: Batica e dashurisë (17)

  • E.K /
  • 19 April 2022 - 15:55
Roman dashurie: Batica e dashurisë (17)

Dukja e tij po dobësohej dhe ai bëri një hap hezitues përpara. "A je mirë", më pyeti. Duke hedhur kokën përpara me shumë entuziazëm, u ktheva kah dera kryesore dhe kam hapur derën me ndihmën e kodit që ma kishte dhënë Kevin-i. Ishin dy sete me çelësa dhe një e kam hedhur në dorën e Miller-it. Isha përqendruar në hapjen e derës, kështu që ai nuk e shikonte dukjen në fytyrën time. "Do ta bëj me të mirën", ma përsëriti ai. Kam pritur të shkoj brenda shtëpisë derisa kam dëgjuar hapat e tij nëpër shkallët e drunjta që e dërgonin në apartamentin e tij. Në momentin që e kam hapur derën, jam isha ndjerë e sëmurë dhe dhimbje në stomak. Ishte ngrohtë, kam bërë disa hapa për te derisa për të thithur pak ajër të freskët.

Kam thithur thellë ajrin, duke thithur secilën frymë sikur të ishte e fundit e imja. Duhej të qetësohesha dhe ta mblidhja veten. Më duhej të futesha në atë shtëpi dhe të shkoj në shtrat sepse të nesërmen në mëngjes, më duhet të ballafaqohesha me Cooper-in. Më duhej. Në ato momente telefoni im që e kisha me vete ra, duke pranuar një porosi e kjo ma ndërpreu procesin e mendimeve. Përderisa përfundimisht u futa brenda, duke mbyllur derën prapa meje me këmbë, nxora telefonin nga xhepi. Edhe klimën e ula aq sa munda, e më pas u ula në një kauç për t'i shikuar thirrjet dhe porositë që më kishin humbur. Ishin tri. Dy nga nëna ime-një që thoshte se frigoriferin e kisha të mbushur me gjërat e duhura dhe tjetra se dikush do të më sillte disa nga gjërat e mija në dy ditët e ardhshme dhe se babait po i mungoja. "Telefoni nuk po punonte", thashë, duke menduar për mënyrën si ta gënjej Kevinin këtë mëngjes në dhomën e hotelit. Nuk më pritet të bisedoj me të. Kam pritur që porosia tjetër të ishte nga Jessica, pasi nuk më kishte shkruar apo dërguar porosinë, por se kjo porosi më kishte ardhur nga një vend i panjohur, me kodin 808. Ishte kodi për Havain, e kuptova.

E hapa porosinë, 99 për qind e sigurt se kush e kishte dërguar, përkundër faktit se kurrë nuk ia kisha dhënë numrin e telefonit. 8:14 pasdite: Le ta provojmë sërish. . . Më vjen keq Wills. Të bëjmë diçka bashkë? Asnjëri prej nesh nuk dëshiron të jetë vet sonte. "Po më huton, djalë i çmendur", pëshpërita, duke sjellë kokën. Në vend se t'i them, e kam thirrur. "Të kam marrë më shumë për shkruese të porosive", më tha ai. Po mund të dëgjoja tingujt e valëve pranë tij. "Disa gjëra tingëllojnë më mirë nëse thuhen me zë". "Si për shembull"? "Sikurse ai Cooper, kjo është Willow. Faleminderit për ftesën, por nuk do të vij të bëjmë diçka sonte". "Kjo ishte arsyeja e dërgimit të porosisë, Wills" më tha ai me zërin e bukur. E shikova në ekran dhe isha e sigurt mjaftueshëm se do të shkoja te ai. U morëm vesh. Që nga ai moment, gjithçka kam kaluar me të, bëmë dashuri si kurrë më parë, gjithçka ishte mirë, ndërsa që jeta ime përsëri mori të mirën. (FUND)

Nga nesër do të lexoni romanin e ri me titull: "Lidhja e pashkëputur"

(Kosova Sot Online)