S*ksi pas një sherri qenka më i mirë dhe teoria mbështetet nga shkenca

  • G.G /
  • 07 May 2022 - 10:35
S*ksi pas një sherri qenka më i mirë dhe teoria mbështetet nga shkenca

Skenat e nxehta, puthjet dhe seksi pasionant,  pas një sherri të bujshëm, janë të zakonshme në filmat romatikë, por të gjithë e dimë se realiteti nuk është shumë ndryshe nga ky skenar. Ekziston një lidhje midis të qenurit i zemëruar dhe i eksituar dhe sipas psikoterapistëve të çifteve dhe ekspertëve të seksit, ka disa arsye përse marrëdhënia intime pas një zënke është aq e zjarrtë. Pra qenka shkencë më vete.

Hormonet si testosteroni, adrenalina dhe kortizoli (hormoni i stresit), të gjitha rriten kur përfshihemi në një debat. “Kur kortizoli çlirohet nga stresi, trupat dhe mendjet tona mund të dëshirojnë për afërsinë që ofron seksi,” shpjegon doktoresha Jenni Skyler. Gjatë marrëdhënies intime rriteti niveli i serotoninës, dopaminës, adrenalinës dhe oksitocinës hormone që ju qetësojnë.

Ankthi dhe zemërimi mund të rrisin rrahjet e zemrës suaj, qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen, por eksitimi mund të nxisë të njëjtat efekte në trupin e njerit. Në një farë mënyre ju dëshironi të vazhdoni të ndërveproni dhe ndërveprimi fizik është sinjali dhe reagimi i parë që ju vjen nga truri. Ndaj mos u çudisni kur gjatë zënkës me partnerin nga hiçi ju doni ta puthni apo ta shtrëngoni fort.

(Kosova Sot Online)