Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: Shtëpia jonë e ëndrrave fshihte një sekret të errët (2)
- Hm, pajtohem, megjithëse mendoj se e ka tepruar pak. Para se të më pëlcasin veshtë, ndoshta është më emirë të shikoj dhe të bindem se për çfarë bëhet fjalë. Të thërras më pas, a bën - e pyeta, duke u munduar që ta qetësojë zhurmën e madhe që po vinte nga dhoma e ditës. - Minire, të zbritesh menjëherë këtu… bërtita unë derisa me hapa të shpejtë afrohesha dhomës së ditës e më pas ndalova si e shtangur. Nga televizori po depërtonte një zhurmë e madhe e muzikës, një lloj i muzikës rok, por nga Minirja nuk kishte asnjë gjurmë e as një zë. Disa sekonda kam mbetur si e ngurtë e më pas ia dola të lëviz. Me shpejtësi i jam ofruar televizorit dhe e kam ç' kyçur e më pas në dhomë ka mbizotëruar një heshtje.
Ngjarje e vërtetë: Shtëpia jonë e ëndrrave fshihte një sekret të errët (2)Lexoni edhe:
Minire - kam thirrur për çdo rast duke kontrolluar se si vajza ime kishte vendosur që të luaj me mua. Nuk më ka befasuar edhe aq kur nuk u ishte përgjigjur thirrjeve të mia. - DPra dëshiron të luajmë fshehtas, apo jo? Mirrrrrrrë… të shikojmë, ku ke mundur që të fshihesh - me shaka kam filluar ta kontrolloj dhomën. Të njëjtin moment nga kuzhina po dëgjohej një shushuritje. - E, pa, nuk je fer. Si ke mundur të më shmangesh - me gjysmë zëri e pyeta derisa duke shushuritur jam nisur për në kuzhinë.
Tingulli që kam dëgjuar nuk mund ta definoja qartë dhe vinte si një tingull nga një qese e plastikes që më bindte se Minirja ishte atje. Keqbërëse e vogël, pra qenke uritur, më kujtohet se kam pyetur kur jam futur në kuzhinë dhe e kam kuptuar se e tëra ishte e zbraztë. - Tani mjafton krejt kjo, ti vogëlushe… - fillova të flasë kur në dhomën e ditës u ndez përsëri televizori. Kësaj radhe toni ishte normal dhe po mendoja se si vajzës time i ishte mërzitur loja e fshehjes. Kam bërë me dorë duke e kuptuar se më pret ende shumë punë dhe jam kthyer në përgatitjen e dollapit. Për çdo rast, biseda me Miniren ka mundur të priste deri nesër. Mëngjesin tjetër isha e ngarkuar me përgatitjen e rrobave dhe mobilieve.
Në vend të tre-ulësit, kishte ardhur një krejt ndryshe. Isha aq e nervozuar, saqë kam harruar ta pyes Miniren rreth ngjarjeve të një nate më herët. Ditët e ardhshme ishin të mbushura me rregullimin e banesës dhe në mbrëmje e lodhur mezi po më mbanin këmbët. Shumë shpejt erdhi e shtuna. - Oh, nënë, nuk e ke idenë sa e lumtur jam që përfundimisht e kam dhomën time. Por, a mos e ke zhvendosur atë kukullën e vjetër? Nuk po mundem ta gjej askund - ka konstatuar vajza ime atë të shtune derisa hanim mëngjesin.
Nuk e kam parë, jo sa më kujtohet mua. Duhet të jetë diku, është fshehur derisa kemi rregulluar gjërat, mos u brengos, do ta gjejmë. E tani të lutem rregulloje tavolinën. Teta Krenare veç sa nuk ka arritur - paksa e pa-interesuar iu përgjigja derisa po përzieja omëletën. Megjithëse Minirja kishte ulur krahët m'u duk se atë mëngjes ishte më e heshtur se zakonisht. Thuajse nuk brengose për gjë. Kam vendosur të bisedoj me të më vonë, për t'u bindur se për çfarë ishte fjala. Atë pasdite derisa e mallëngjyer ia tregoja shtëpinë Krenares, nuk po mund ta fshihja faktin se sa krenare isha me veten time. - E dashura ime, kjo është e bukur. Çfarë qetësie, çfarë natyre, e lere ma liqenin atje . .. Më beso, kjo është parajsa në tokë. Sidomos nëse e merr parasysh faktin se fqinjët e parë janë me kilometra larg - po bënte shaka ajo në stilin e saj. (vijon)
(Kosova Sot Online)