'Comoedia' (1925) / Presidenti Ahmet Zogu, udhëhqësi më i ri në botë, një admirues i madh i letërsisë franceze

  • 02 mars 2019 - 22:54
'Comoedia' (1925) / Presidenti Ahmet Zogu, udhëhqësi më i ri në botë, një admirues  i madh i letërsisë franceze

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Mars 2019

 

“Comoedia” ka botuar, të enjten e 6 gushtit 1925, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me pasionin e Ahmet Zogut për letërsinë franceze, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

 

Të reja nga letërsia

 Letërsia jonë në Shqipëri.

Image

 

Z. Stavro Stavri, shkrimtari shqiptar i përmendur në botimin tonë të 3 gushtit, na shkruan se Z. Ahmet Bej Zogu, President i Republikës së Shqipërisë, gjatë kohës së lirë, që administrata e vendin e tij i mundëson, merret me njohjen e letërsisë franceze; ai është një admirues dhe një mik i madh i dramaturgëve dhe poetëve tanë lirikë.

 

Ky president, i cili është udhëheqësi më i ri i një shteti në botë (ai është vetëm tridhjetë vjeç), pëlqen të flasë në gjuhën tonë me rrethin e tij dhe ka mbushur bibliotekat me shumë vepra të shkëlqyera franceze.

 

Duhet të theksojmë gjithashtu se dramaturgët shqiptarë kanë një simpati të veçantë për teatrin tonë dhe priren të frymëzohen nga teknikat e tij. Artistët tanë janë të sigurtë të gjejnë në publikun shqiptar mirëseardhjen më të ngrohtë.

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/comoedia-1925-presidenti-ahmet-zogu-udheheqesi-me-i-ri-ne-bote-nje-admirues-i-madh-i-letersise-franceze/

(Kosova Sot)