Lidhja e Besës se pesë Bajrakëve në Mirditë më 3 Qershor 1928- 98 vite më parë
Nga Nue Oroshi
Shqiptarve të Mirditës historikisht për gjashtë shekuj ju ka ra një barrë shumë e madhe për ta mbrojtur Shqipërinë.Ata në çdo luftë ishin të gatshëm që të sakrifikojnë jetën për ta mbrojtur atdheun edhe pse jetoninë në kushte shumë të vështira financiare dhe në një rajon malorë ku shpeshherë mbillej toka e s´bante bukë as për veti. Por me mendjen e ndritur me ruajtjen e trashegimisë shekullore dhe të drejtuar nga Dera e Kapidanit të Mirditës ata gjithmonë ishin të gatshëm që t´iu përgjigjeshin kushtrimit të atdheut.Kur duhet të ipej kushtrimi Kapidani i mblidhte mirditorët dhe bisedonin që një mashkull për shpi ti përgjigjej luftës. Edhe në paqë mirditorët lidhnin besën se do të punojnë që të jenë krah shtetit të tyre ku fatkeqësisht prej vitit 1912 e deri me tani pak mirditorë kishin pushtet në trojet shqiptare.Në këtë studim të shkurtër do të paraqesim emrat dhe mbiemrat e të gjithë atyre mirditorve që morën pjesë si përfaqësues në Kuvend më 29 maj 2028 si dhe me dhënjen e besës më 3 qershor 1928 tash e 98 vjet me radhë. Dhënia e besës nënkupton vetvetiu se Besa duhet të mbahët.Për besëprerët në Mirditë ishin dënime të ashpra.Për ata qe nuk i bindën dhënies së besës ata qitën jashtë Mirditës, toka ju mbeste djerr si dhe shpijat ju digjeshin.Për dhënien e besës ishin dy përfaqësi.Përfqësia e lartë që udhëhiqej nga Kapidani i Mirditës me bajraktarët dhe familjet me reputacion nëper rrethe.Si dhe përfaqësia e dytë që përfaqësoheshin nga përfaqësuesit e fshatrave.Në këtë shkrim po i jap të plotë procesverbalët ku flitet për përfaqësim në këtë kuvend të dhënies së Besës në Mirditë.
Besa në Mirditë
Më 29 maj 1928 në nënprefekturën e Mirditës u mlodh komisioni i pesë Bajrakëve nën kresin e nënprefektit z.Papalilo për me lidhë besë sipas Kanunit të vendit, më 3 qershor ta tij vjeti u përforcue me dorzani të 25 krenve të Mirditës si edhe me Kanunin si mas zakonit të vendit.Ata që nuk i binden ksaj bese thotë procesverbali i nënprefekturës familjarisht do të qitën jashta Mirditës e toka ju ngel bar(djerr) e pa kurrfarë tagrit mi të edhe shpia u digjet.
Të komisionit të qandrës kjenë:
Për Bajrak të Oroshit: Kapidan Gjon Marka Gjoni
Bajraktar Preng Marka Prenga
Ndrecë Marka Gega
Për Bajrak të Spaqit: Gjok Doda
Ndue Nikoll Jaku
Marka Dodë Alija
Llesh Doqi
Për Bajrak të Fanit: Preng Tuci (Derë Bajraktari)
Shkurt Prenga
Hajdar Bajraktari
Preng Dod Boci
Për Bajrak të Kushnenit:Ndrek Bajraktari
Ndue Preng Lleshi
Marka Qupi
Për Bajrak të Dibrit: Paluc Preng Gjoni
Mark Boci
Dodë Llesh Ndreca
Llesh Ndoi Zefi
Nikoll Zefi
Për Dorzani të Pesë Bajraqeve të Mirditës
Kurse përfaqësuesit e fshatrave të Mirditës në këtë Kuvend ishin:
Numri renduer Emni e miemni Katundi
I.Bajraku Orosh
1. Nkoll Pjeter Tuci Orosh
2. Frrok Llesh Doda Orosh
3. Kros Per Loshi Orosh
II.Bajraku i Spaqit
1. Frrok Ndoc Meli Mnelë
2. Pal Gjin Nikolli Gomsiqe
3. Ndue Nikoll Jaku Gojan
4. Hil Curi Qafa e Malit
5. Marka Dodë Alija Kryezi
6. Gjon Marka Lleshi Kimez
7. Marka Dodë Lleshi Spaq
8. Llesh Pjeter Ndou Spaq
9. Ndrec Gjergji Mesul
III.Bajraku i Fanit
1. Dodë Pjetër Lleshi Gjugjë
2. Ndue Bib Ndoj Domgjon
3. Kol Keci Shë Gjin
4. Bib Kol Shiti Konaj
5. Gjok Marka Prenga Bisak
IV. Bajraku i Kushnenit
1. Pjeter Leti Blinisht
2. Gjet Dod Prenga Nderfanaj
3. Marka Gjet Lleshi Simon
4. Bardhok Gjini Kushne
5. Marka Zef Nikolli Gjegjan
6, Gjet Cobi Pshetajsh
V.Bajraku i Dibrrit
1. Marka Zef Ndoci Kashnjet
2. Per Zef Ndreca Kashnjet
3. Gjoni Marka Gjinit Vig
4. Frrok Kol Simoni Terthore
5. Kol Marka Ndue Lleshi Kaqinar
Në bazë të këtij procesverbali si dhe dokumenteve të tjerë të shumtë që kam tash në disponim(dispozicion) për historinë e Mirditës shihet qartë se mirditorët kur lidhnin besën ata i qëndronin besnik kombit shqiptarë.Fatkeqësia qëndron në faktin se shumë herë pas Pavarsisë së Shtetit Shqiptarë, mirditorëve nuk ju dha vendi i merituar.Edhe sot e asaj dite busti i dom Nikollë Kaçorrit arkitektit të shtetit shqiptar nuk është i vendosur krah pjesëmarrësve të tjerë të shpalljës se Pavarsisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Prenk Bibë Dodës vetëm pas një shekulli nga vrasja ju dha merita e duhur.
Kurse tash më 14 qershor të këtij viti kemi 80 vjetorin e vrasjes se Komandantit të fuqive ushtarake të nacionalizmës shqiptare Mark Gjon Marku dhe ende nuk e kemi asnjë reflektim zyrtar nga institucionët shqiptare të demokracisë tash e 34 vjet që historia e kapidan dr.Mark Gjon Markut të vendosët në vendin e duhur. Quditërisht ata tash e 34 vjet e kanë gojën plot demokraci e antikomunizëm kurse antikomunistët e vërtetë asnjëherë nuk i nxorën në fushën e nderit aty ku e kanë vendin në ballin e oxhakut të historisë shqiptare.
(Kosova Sot Online)
