'Le Miroir' (1920)/ Përhapja e fizkulturës në Shqipëri nga Kryqi i Kuq Amerikan (Foto Ekskluzive)

  • 08 qershor 2019 - 08:36
'Le Miroir' (1920)/ Përhapja e fizkulturës në Shqipëri nga Kryqi i Kuq Amerikan (Foto Ekskluzive)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Qershor 2019


Përhapja e fizkulturës në Shqipëri“Le Miroir” ka botuar, të dielën e 30 majit 1920, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me përhapjen e fizkulturës në Shqipëri nga Kryqi i Kuq Amerikan, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Image

Zonja Mosley Williams, nga Londra, duke dhënë mësimin e saj të përditshëm të mëngjesit në Tiranë (American Red Cross official Photograph.) – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Influenca e fizkulturës mbi organizatat e “dobëta” i ka dhënë përfundimisht provat e saj. Në kohën e sotme, lëvizjet ritmike janë demokratizuar në Evropën Perëndimore dhe në Amerikë.

Mbi dyqind fëmijë shqiptarë kryejnë lëvizje ritmike çdo mëngjes (American Red Cross official Photograph.) – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Është kureshtare të theksohet se kjo gjimnastikë e shëndetshme është shfaqur në Lindje. Këto fotografi të shkrepura në Tiranë, në Shqipëri, tregojnë fëmijët e këtij vendi duke marrë mësimin e tyre në mëngjes me një vajzë të re angleze të Kryqit të Kuq Amerikan.

Shumë prej tyre gëzojnë një shëndet të mirë falë këtij riedukimi fizik.

(Kosova Sot Online)