Çfarë flet për ju buzëkuqi i preferuar

  • 15 February 2017 - 15:25
Çfarë flet për ju buzëkuqi i preferuar

Ekziston diçka në buzëkuq që na bën të dukemi më bukur, më sfiduese dhe më të sigurta në vete. Si është e mundur që ajo pak ngjyrë të na shndërrojë në super-femër, apo jo? Jemi të sigurt se secila prej jush ka së paku një buzëkuq që thjeshtë e adhuron dhe e aplikon më shpesh. Të gjitha nuancat e buzëkuqit kanë një porosi, flasin për disponimin tuaj momental, sidomos kur është fjala për përshtypjen e parë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

BUZËKUQI I KUQ I ERRËT - KUR JENI ME VETËBESIM DHE SEKSI

Femrat që aplikojnë ngjyrën e kuqe sipas rregullave janë femra plot me aksion. Pëlqejnë ndejat dhe argëtimin në përgjithësi, janë të hapura. Ka gjasë se u pëlqen sporti dhe ushtrojnë deri 5 herë në ditë (hallall ju qoftë). Në fakt, femrat që aplikojnë buzëkuq të kuq bëjnë më së shumti "selfie". Marrë parasysh se buzëkuqi i kuq ndërlidhet me vetëbesim të fortë, ju sugjerojmë ta aplikoni kur keni ndonjë prezantim të rëndësishëm në punë. Buzëkuqi i kuq i shkon secilit ten, e nëse nuk e keni aplikuar, është momenti i fundit ta bëni këtë. 

Image

BUZËKUQI I BUTË ROZË - KUR JENI ROMANTIKE

Zonjat që aplikojnë buzëkuqin pink zakonisht lënë përshtypje se janë miqësore dhe të hapura. Por jo gjithçka është lojë dhe argëtim, buzëkuqi pink tregon vetëbesimin, fuqinë. Femrat me buzëkuqin pink meshkujt i shohin si të buta, romantike dhe të ndjeshme, kështu që gjithmonë mund të jetë zgjedhja e duhur për takimin e parë. Po ashtu, këto nuanca janë ideale për mundësinë e njohjes së njerëzve të rinj. 

Image

BUZËKUQI I ERRËT "BORDO" - KUR JENI E GUXIMSHME

Marrë parasysh se kjo ngjyrë e buzëkuqit bie shumë në sy dhe është zgjedhje e rrallë për situata të përditshme, pjesëtaret e gjinisë së bukur e aplikojnë që të duken të guximshme dhe të pavarura. Nga ana tjetër, studimet tregojnë se femrat që e aplikojnë këtë buzëkuq theksojnë anën e butë të tyre të karakterit. Kur ta keni zgjedhur ngjyrën e errët "bordo", do të thotë se gjithmonë dini ta kontrolloni veten dhe se nuk e keni problem që qëndrimin tuaj ta thoni me zë. Po ashtu, tregoni se jeni dikush që ka shije për modën. 

Image

NGJYRË MISHI - KUR NDIHENI SHKËLQYESHËM NË LËKURËN TUAJ

Nëse aplikoni buzëkuqin në ngjyrë të mishit, do të shiheni si person i këndshëm, i butë, ideale për shoqëri me miqtë dhe familjen. Ideal është edhe për variante të mbrëmjes, pasi dëshmojnë personin që rrallë gabon. Nëse e keni zgjedhur këtë ngjyrë, do të thotë se dëshironi të jeni modest dhe dëshironi që vëmendjen nga buzët tuaja ta drejtoni diku tjetër - sytë tuaj, flokun apo kombinimin. 

Image

NGJYRË VJOLLCË - KUR JENI E GATSHME PËR ARGËTIM

Ngjyra vjollcë asocon për argëtim të shkëlqyeshëm. Kurdo që e aplikoni nuk do të dukeni të pikëlluara. Zonjat që zgjedhin këto nuanca nuk pëlqejnë të rrinë në shtëpi. Argëtimi është aty ku janë ato. Jo vetëm se janë të veçanta nga brenda, ato tërheqin vëmendjen me dukjen e tyre. 

Image

NGJYRA E KUQE GJAK - KUR JENI E PASIONUAR

Secila femër ka anën e vet të egër. Madje edhe femrat që për nga natyra janë të buta dhe të turpshme kanë momente kur mund të "hallakaten". Për femrën është me rëndësi që kohë pas kohe të jetë e ndezur kur të aplikojë buzëkuqin e kuq. Kur janë në disponim për flirtim, joshje, do të zgjedhin këtë nuancë të kuqe. Askush nuk heq shikimin nga buzët e tyre. 

Image

NGJYRË NEUTRALE - KUR JENI NË DISPONIM SPORTIV

Madje edhe kur jemi të veshura sportive mund të aplikojmë grim. Mirëpo, ka pak buzëkuq që shkon mirë me bluza apo tuta dhe atlete si ngjyrat neutrale. Kur të zgjidhni këtë ngjyrë dërgoni porosi se jeni zonjë që kujdeset për veten. Ju ushtroni dhe ushqeheni shëndetshëm. Krahas trupit, edhe fytyra juaj duket bukur dhe kurrë nuk dilni nga shtëpia pa diçka në buzë. Prandaj edhe zgjidhni ngjyrën që është mjaftueshëm neutrale për juve.

(Kosova Sot)